Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    “KOSOVA BOJKOTON”, iniciativë për bojkotimin e marketeve me datën 10 shkurt, shkak çmimet e larta

    05/02/2025 11:17
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Edhe në Kosovë ka filluar iniciativa për bojkotimin e marketeve si shkak i çmimeve të larta. Bojkotimi ndaj marketeve është planifikuar të bëhet me 10 shkurt dhe të zgjasë tërë ditën.

    “KOSOVA BOJKOTON“, është grupi që ka mbledhur rreth tre mijë qytetarë deri tani.

    Në këtë grup janë ndarë fotografi të shumta të çmimeve të larta të produkteve ushqimore, e po ashtu nuk mungojnë edhe krahasimet e çmimeve ku në Kosovë janë më shtrenjtë se sa në vendet evropiane.

    Administratorët e grupit, kanë deklaruar se qëllimi i tyre është të ndërgjegjësojnë konsumatorët për çmimet në treg.

    “Qëllimi i grupit tonë është të ndërgjegjësojë konsumatorët për çmimet në treg dhe të nxisë një debat të hapur mbi këtë çështje, duke e sjellë atë në vëmendjen e publikut dhe institucioneve përkatëse. Besojmë se transparenca dhe informimi janë thelbësore për të mbrojtur interesat e konsumatorëve dhe për të ndikuar pozitivisht në politikat tregtare.

    Nuk kemi asnjë synim të dëmtojmë ekonominë e marketeve, pasi ato janë pjesë e rëndësishme e ekonomisë sonë, paguajnë taksa dhe punësojnë mijëra qytetarë. Prandaj, aktivitetet e grupit tonë synojnë ndërgjegjësimin dhe jo dëmtimin e bizneseve apo krijimin e pengesave për operimin e tyre”, thuhet mes tjerash në postimin e njërit nga administratorët.

    Tutje, theksohet se ata duan bojkot njëditor.

    “Përmes një bojkoti njëditor, duam të sjellim këtë temë në qendër të vëmendjes dhe të krijojmë një valë reagimesh që mund të kontribuojnë në përmirësimin e situatës. Ky bojkot është një formë simbolike proteste, që ka për qëllim të theksojë shqetësimet e konsumatorëve dhe të nxisë një diskutim më të gjerë mbi çmimet e larta dhe faktorët që i ndikojnë ato”, vijon postimi.

    Artikuj të ngjashëm

    Ish-ministri i Ekonomisë në Maqedoni: Qytetarët po blejnë në Kosovë, në Maqedoni rritja e çmimeve është trefish më e madhe

    Rriten çmimet, rëndohet për 3.3 % më shumë shporta e qytetarit

    Të Fundit

    Miftaraj: Kam informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia

    Kurti mbledh sot qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës

    Netanyahu pas takimit me Trump: Synimi është eliminimi i Hamasit dhe lirimi i pengjeve në Gaza

    Zjarr masiv në Marsejë të Francës, mbi 100 persona të lënduar

    Fillojnë kërcënimet ndaj policëve në Lipjan: Profili falso publikon foton e njërit prej tyre dhe të gruas së tij me mbishkrimin: “Rritet numri i terroristëve në Kosovo Police”

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.