Lajme

Kos uron Kurtin për fitoren në zgjedhje, kërkon kompromis nga partitë në Kosovë

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka bërë thirrje për unitet politik dhe kompromis në Kosovë, duke theksuar se stabiliteti institucional është kyç për avancimin e vendit drejt Bashkimit Evropian.

Kos, në një postim në platformën sociale amerikane X ka uruar Kurtin për fitoren në zgjedhjet.

“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromise për të ndërtuar stabilitet institucional. Pres me padurim të kthehem në Kosovë sa më shpejt të jetë e mundur për të përshpejtuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për të vazhduar punën për financimin e Planit të Rritjes”, ka theksuar Kos.

Sipas numërimit të 99,40 për qind të votave preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje doli partia e parë me 42,92 për qind të votave. E dyta u rendit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21,06 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 17,61 për qind.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button