Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kos: Shqipëria ka shënuar përparim shumë të mirë në rrugëtimin drejt BE-së

    13/03/2025 20:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisionerja e Bashkimit europian për Zgjerimin Marta Kos, tha sot në Tiranë se Shqipëria ka ecur vërtet shumë mirë në rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

    Këto komente, komisionerja Kos, i bëri në Tiranë, gjatë një konference shtypi me kryeministrin Edi Rama.

    Në tetor të vitit të kaluar, Shqipëria hapi bisedimet për grup-kapitujt e parë, që njihen ndryshe si themeloret, dhe që janë po ashtu të fundit që mbyllen. Në muajin dhjetor u hap dhe grup-kapitulli i dytë që lidhet me politikën e jashtme.

    Brenda gjashtë mujorit të parë të këtij viti, parashikohet dhe hapja e dy grup-kapitujve të tjerë dhe deri në fund të 2025, parashikohet që bisedimet të kenë përfshirë të gjithë grupkapitujt.

    Rama përsëriti sot se ambicia e qeverisë së tij është që bisedimet të mbyllen brenda vitit 2027 e që deri në vitin 2030, Shqipëria të jetë bërë pjesë e Bashkimit Europian.

    Komisionerja e Zgjerimit nga ana e saj deklaroi se bëhet fjalë për “objektiva realistë”.

    Vizita e zonjës Kos, përkoi me diskutimet në parlamentin shqiptar për miratimin e dy marrëveshjeve që lidhen me Planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, nga i cili Shqipëria pret të përfitojë afro 1 miliard euro në grante dhe hua

    Artikuj të ngjashëm

    Thirrje në vesh të shurdhër, eurodeputeti i ashpër me BE: Të hiqen masat ndaj Kosovës

    Antonio Costa viziton Kosovën javën e ardhshme

    “Në ndërgjegjen e secilit, ka më rëndë”, Kallas për Vuçiqin në Moskë

    Të Fundit

    Hallakamë te Mati 1, punëtori i “Pastrimit” goditet nga vetura, ka edhe të arrestuar

    Aksioni i Antidrogës në Prishtinë rezulton me dy të arrestuar dhe sekuestrim të marihuanës

    Bënte veprimet të rrezikshme me motor në rrugë, gjobitet i riu nga Istogu

    “Të kesh kujdes për sjelljet tua”, “Rrin në xhepin tim”: Detaje se si i jepte këshilla oficeri serb, Hysri Selimit

    Jo me ekskursione por me tabletë, komuna e Skënderajt shpërblenë me dhurata nxënësit e dalluar në gara (Dokument)

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.