Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kos: Është në interes të Kosovës që të formohen shpejt institucionet, duhet çuar përpara reformat evropiane

    07/05/2025 11:24
    AFET - Exchange of views with Marta Kos, Commissioner for Enlargement
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komesarja evropiane për zgjerim ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve në Kosovë, që do të mundësonin zbatimin e reformave evropiane dhe përfitimin nga mjetet financiare të Planit Evropian për Rritje.

    “Tani është në interes të Kosovës që të formojë shpejt institucionet e saj, në mënyrë që të çojë përpara reformat urgjente evrpiane. Ndër to, nënshkrimi dhe ratifikimi i marrëveshjeve që lidhen me Planin për Rritje duhet të trajtohen me prioritet nga qeveria dhe kuvendi i ri. Kjo do të mundësonte lirimin e fondeve nga ky instrument, me kusht që të përmbushen të gjitha kriteret e tjera”, tha Marta Kos – Komisionere evropiane për zgjerim.

    Debati për Kosovën është zhvilluar të martën mbrëma në prag të votimit të Rezolutës e cila, ndër të tjera, do të kërkojë që procesi i dialogut me Serbinë të përfundojë me njohje të ndërsjellë.

    Rezoluta do t’u bëjë thirrje pesë vendeve anëtare të BE-së që ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, që ta bëjnë këtë. Në të do të përshëndetet aplikimi i Kosovës për marrjen e statusit të vendit kandidat për BE, si dhe mbështetja për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe Partneritetin për Paqe të NATO-s.

    Autor i rezolutës që do të votohet është eurodeputeti Riho Terras, raportues për Kosovën në Parlamentin Evropian.

    “Ne kërkojmë heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian. Ato kanë qenë të padrejta dhe të panevojshme që nga fillimi. BE-ja financon shumë projekte dhe programe të dizajnuara për të mbështetur axhendën evropiane në Kosovë. Kjo është arsyeja pse duhet t’i shfuqizojmë masat dhe ta lëmë Kosovën të përparojë me fondet që ofrojmë “, tha Riho Terras, eurodeputet.

    Heqja e masave ndëshkuese përmendet edhe në rezolutën që pritet të votohet sot.

    Në këtë dokument, shprehet shqetësim për situatën e sigurisë në veri të Kosovës, veçanërisht pas sulmit të armatosur në Banjskë dhe në kanalin Ibër-Lepenc.

    Rezoluta do të kërkojë që autorët e këtyre akteve të dhunshme të dalin para drejtësisë. Po ashtu, do të shprehet keqardhje që Serbia ende nuk i ka ndjekur penalisht përgjegjësit për sulmin terrorist në Banjskë, përfshirë edhe Millan Radoiçiqin. /RTK

    Artikuj të ngjashëm

    Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

    Rriten rastet me fruth në Kosovë

    “Gabim, e papranueshme” – Haxhiu kritikon zv.ministrin Vokrri për deklaratën kundër BE-së

    Të Fundit

    Abdixhiku takon Kallasin, ia tregon propozimin e LDK-së për qeveri gjithëpërfshirëse

    Rriten rastet me fruth në Kosovë

    “Gabim, e papranueshme” – Haxhiu kritikon zv.ministrin Vokrri për deklaratën kundër BE-së

    Kallas: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë të dalin para drejtësisë

    “Kanë tendencë për ta pamundësuar qeverinë Kurti 3”- Haxhiu fajëson PDK dhe LDK për bllokadën në Kuvend

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.