Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ndërkombëtare

    Koreja e Veriut lëshoi raketë me rreze të shkurtër

    28/09/2021 16:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të shkurtër drejt detit në brigjet e saj lindore herët të martën, tha ushtria e Koresë së Jugut.Testi ndodhi pasi ambasadori i Koresë së Veriut tha në Organizatën e Kombeve të Bashkuara se askush nuk mund të mohojë të drejtën e kryeqytetit Pyongyang, për vetëmbrojtje dhe për të testuar armë.Në fillim të këtij muaji Pyongyang ka testuar raketat balistike dhe ato lundruese.Disa ditë më parë edhe Koreja e Veriut kishte shprehur gatishmërinë për t’u angazhuar në bisedime me Jugun.Ushtria amerikane tha në një deklaratë të martën se ishte në dijeni të lëshimit të raketës, por që nuk përbënte asnjë kërcënim të menjëhershëm për personelin amerikan ose aleatët e tij.

    Sidoqoftë, Komanda Indo-Paqësore e SHBA-ve tha se nisja “nxori në pah ndikimin destabilizues të programit të armëve të paligjshme të Koresë së Veriut”.Të martën, media japoneze citoi ministrinë e mbrojtjes të thoshte se predha mund të ketë qenë një raketë balistike, e cila është e ndaluar sipas sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in ka urdhëruar Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Seulit të analizojë çdo qëllim pas lëshimit të raketës së fundit nga Pyongyang dhe deklaratat e fundit nga motra e fuqishme e Kim Jong-un, Kim Yo-jong.Kim kishte thënë ditë më parë se ata ishin të hapur ndaj propozimit të Moon për të shpallur zyrtarisht fundin e Luftës Koreane, por shtoi se Jugu duhej të ndalonte së pari “politikat armiqësore”.

    I dërguari i Koresë së Veriut, Kim Song gjatë fjlaës së tij në Asamblenë e Përgjithshme vjetore të OKB -së në New York, tha se Veriu kishte të drejtë të “zhvillonte, testonte, prodhonte dhe zotëronte” sisteme armësh.Kim shtoi se vendi “po ndërton mbrojtjen tonë kombëtare për të mbrojtur veten dhe për të mbrojtur sigurinë dhe paqen e vendit”.

    Koreja e Veriut ka akuzuar vazhdimisht Jugun për standarde të dyfishta mbi aktivitetet ushtarake.Koreja e Jugut kohët e fundit testoi raketën e saj të parë balistike të lëshuar nga nëndetëset, për të cilën tha se ishte e nevojshme si parandalim kundër “provokimeve” të Koresë së Veriut.

    Koreja e Veriut po përballet me mungesë ushqimi dhe ka kaluar më shumë se një vit në izolim. Ajo ka mbyllur kufijtë e saj për të mbajtur jashtë Covid-19, në këtë proces duke ndërprerë tregtinë me aleatin e saj më të ngushtë Kinën. Megjithatë kjo nuk e ka ndaluar atë të vazhdojë me programin e saj të armëve. Në gusht, agjencia atomike e OKB-së tha se Koreja e Veriut duket se ka rifilluar një reaktor i cili mund të prodhojë plutonium për armët bërthamore, duke e quajtur atë një zhvillim “thellësisht shqetësues”.Dy javë më parë media shtetërore e Koresë së Veriut (KCNA) ka publikuar pamjet e testit të suksesshëm të raketës së re me rreze të gjatë, gjatë fundjavës.

    Sipas analistëve, kjo është arma e parë “me një aftësi bërthamore”. ALP

    Artikuj të ngjashëm

    Ambasada Amerikane në Jordani paralajmëron për rrezik nga raketat e Iranit dhe Izraelit

    BE: Kemi informacione që Irani i ka dërguar raketa Rusisë

    Grupi militant i Jemenit thotë se ka lëshuar raketa balistike drejt Izraelit

    Të Fundit

    Zelensky: Biseda e fundit me Trump ishte më e mira deri tani

    Komandanti ukrainas paralajmëron ofensivë të re ruse: Duhet të jemi të përgatitur

    Kërcënimi me bombë në Kuvend, Policia: Dyshohet se erdhi nga një numër nga Serbia

    Musk thotë se ka themeluar parti politike

    “Dua një familje tjetër”: Flet fqinji që mbrojti 12-vjeçaren nga babai abuzues në Fier

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.