Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Korea e Veriut dënon deklaratën e samitit të NATO-s

    13/07/2024 17:09
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Korea e Veriut ka dënuar deklaratën e samitit të NATO-s të mbajtur në Uashington, përmes së cilës u dënuan eksportet e armëve verikoreane në Rusi. Pheniani e quajti këtë dokument “të paligjshëm”, raportoi media shtetërore verikoreane më 13 korrik.

    Në deklaratën e përbashkët të lëshuar këtë javë, liderët e NATO-s kritikuan Korenë e Veriut për ndihmën që i ofron luftës së Rusisë kundër Ukrainës “duke i ofruar mbështetje direkte ushtarake” Moskës.

    Liderët e NATO-s po ashtu shprehën “shqetësim të thellë” lidhur me mbështetjen që Kina i ofron Rusisë.

    Pheniani vazhdimisht mohon pretendimet se i dërgon armë Rusisë, por në qershor lideri verikorean, Kim Jong Un, dhe presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkruan një marrëveshje që përfshin edhe zotimin se shtetet do të ndihmojnë njëri-tjetrin nëse ndonjëri do të sulmohej.

    Media shtetërore në Korenë e Veriut tha se Ministria e Jashtme e shtetit “dënon dhe refuzon fuqishëm” deklaratën e NATO-s.

    Duke cituar një zëdhënës i Ministrisë, KCNA raportoi se deklarata “nxit një Luftë të re të Ftohtë dhe konfrontim ushtarak në shkallë globale” dhe kërkon “një forcë të re dhe mënyrë të re kundërveprimi”.

    Në margjinat e samitit të NATO-s, Seuli dhe Uashingtoni gjatë kësaj jave nënshkruan një udhëzues për sistemin e integruar të parandalimit në Gadishullin Korean për të zmbrapsur kërcënimet bërthamore dhe ushtarake që vijnë nga Koreja e Veriut.

    Zyra e Presidentit në Korenë e Jugut tha se Seuli dhe Uashingtoni do të kryejë stërvitje të përbashkëta ushtarake për të ndihmuar në zbatimin e udhëzuesit të ri, që formalizon dislokimin e aseteve bërthamore të SHBA-së në dhe përreth Gadishullit Korean për të parandaluar dhe për t’iu përgjigjur sulmeve të mundshme bërthamore nga Pheniani.

    Në një deklaratë të ndarë të publikuar po të shtunën, Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Veriut akuzoi Seulin dhe Uashingtonin se me nënshkrimin e udhëzuesit, ata “qëllimshëm po rrisin përgatitjet e tyre për një luftë bërthamore” kundër Veriut.

    Raportet mes dy Koreve janë në pikën më të ulët ndër vite, teksa Pheniani ka intensifikuar testimin e armëve dhe është afruar më shumë me Rusinë./REL/

    Artikuj të ngjashëm

    Koreja e Veriut thotë se ka testuar një raketë të re balistike

    Delegacioni i Koresë së Veriut do të vizitojë Moskën në shkurt

    ​Koreja e Veriut lëshon dy raketa

    Të Fundit

    Shefi i Këshillit Evropian takohet me liderët e rajonit, në Prishtinë vetëm me Presidenten Osmani

    Egzon Pacolli i LDK’së akuzon ministrin Elbert Krasniqi për shpërdorim: 750 litra naftë për një muaj – këta edhe në naftë vjedhin

    Veliaj nga paraburgimi bën thirrje për mbështetje të Edi Ramës

    KFOR-i zhvillon trajnim për kontrollin e turmave dhe trazirave në Kosovë

    Tragjedia te Rruga B, Prokuroria nis hetim për rrethanat e vdekjes së dizejnatorit kosovar

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.