Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kosova s’pranon që Radoiçiqi të ndiqet penalisht në Serbi për krimin e kryer në Banjskë

    14/08/2024 20:56
    Kosovo police officers stand on the road near Banjska Monastery during a ongoing police operation in the village of Banjska on Monday, Sept. 25, 2023. Kosovo on Monday observed a day of mourning for the Kosovar Albanian police officer killed by Serb gunmen who then barricaded themselves in an Orthodox monastery in a siege that further raised tensions as the two wartime foes seek to normalize ties. In the north, where most of Kosovo’s ethnic Serb minority lives in four municipalities around Mitrovica, police were patrolling in search of the armed assailants after they left the monastery. (AP Photo/Visar Kryeziu)
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ministria e Drejtësisë ka refuzuar kërkesën e Serbisë për bashkëpunim në rastin e Millan Radoiçiqit.

    Kështu tha kjo ministri për Klan Kosova.

    Se ka pasur kërkesë për bashkëpunim me Kosovën nga pala serbe, u konfirmua nga kryediplomati amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili në një intervistë të djeshme për REL, tha se “Beogradi zyrtar ka parashtruar kërkesë përmes kanaleve zyrtare për ndihmë juridike reciproke”.

    Ata kërkonin sigurimin e provave që iu duhen për ta ndjekur penalisht organizatorin e grupit që kreu sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, më 24 shtator të vitit të kaluar.

    Megjithatë, MD-ja tha se kërkesën e Serbisë e vlerëson në kundërshtim me ligjin për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale.

    “Sipas Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, vetëm organet gjyqësore të Kosovës kanë juridiksion të hetojnë dhe gjykojnë çështjet që pretendohet të jenë kryer brenda territorit të Republikës së Kosovës”, tha MD-ja, raporton Klankosova.tv.

    Tutje ministria tregoi që një kërkesë bashkëpunimi me Serbinë këta e kanë bërë qysh me 5 tetor 2023, përmes kanaleve të theksuara në piken 3 të marrëveshjes dypalëshe në fuqi.

    Por, Serbia asnjëherë nuk është përgjigjur në kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

    Bashkëpunimi mes shteteve po thuhet se mund të bëhet veç më ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve.

    Veçse arrestimi i Millan Radoiçiqit, mund të jetë situatë krejt e re.

    Të paktën sipas kryetares së Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq. Ajo po pretendon se presidenti i Serbisë Alleksandar Vuciq e ka pranuar kushtin e presidentit francez Emmanuel Macron se për shkuarjen e tij në Serbi, duhet fillimisht të arrestohet Radoiçiqi.

    Andaj, Trajkoviq tha se autoritetet e serbe po e përgatisin seriozisht arrestimin e Radoiçiqit, që përveç për sulmin në Banjskë, është kërkuar edhe për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. /

    Artikuj të ngjashëm

    Aktakuza për Banjskën: Si e ndihmuan Steviq dhe kompania e tij Radoiçiqin?

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.