Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kontrabandonte migrantë për përfitime financiare, ngritet aktakuzë ndaj një personi

    28/07/2025 13:18
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit U.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrantë” nga neni 164 par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Bazuar në aktakuzë, “me datë 19.11.2024 afërsi të vendkalimit kufitar të Vërmicës, i pandehuri U.K., merret me kontrabandim me migrantë me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të dobisë financiare ose të dobisë tjetër pasurore nga hyrja e paligjshme e personave në Republikën e Kosovës, të cilët nuk janë shtetas të Republikës së Kosovës, në atë mënyrë që para ditës kritike pikërisht me datë 14.11.2024 merret vesh me personin e quajtur “A.”për kohën se kur hyjnë migrantët në Kosovë, dhe në ditën kritike fillimisht i pandehuri nga rent a car “Z.” merr me qira një automjet “Golf 7”, me të cilin automjet në orët e pasdites niset në drejtim të pikës kufitare të Vërmicës, me ç ‘rast kur arrinë në destinacion, fillimisht i pret të dëmtuarit të cilët në mënyrë të kundërligjshme jashtë vendkalimit kufitar kishin kaluar vijën kufitare Kosovë – Shqipëri, merr në automjetin e tij të dëmtuarit: A.(A).F.- shtetas marokien, M.(W).R. -shtetas sirian, L.(M).A. -shtetas egjiptian, dhe I.(S).A.,- shtetas egjiptian, të cilët në këmbim të dobisë pasurore ka pasur t’i transportojë deri në pikën kufitare Kosovë – Serbi. Gjatë transportit të të njëjtëve, i pandehuri U.K., ndalohet nga policia ku në automjetin e tij janë hasur edhe të dëmtuarit e lartcekur, dhe për shkak të ndalimit nga policia nuk kanë mundur t’i japin të pandehurit dobinë pasurore”.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

    Artikuj të ngjashëm

    Bay T e godet sërish Drilonin: Mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht

    Franca i kërkon BE-së të ushtrojë presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

    Gjendet një person i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, fqinjët alarmojnë për kundërmim nga vendi ku ai qëndronte

    Të Fundit

    Bay T e godet sërish Drilonin: Mësova që ishe në tri lidhje njëkohësisht

    Franca i kërkon BE-së të ushtrojë presion mbi Izraelin për zgjidhjen me dy shtete

    Gjendet një person i vdekur në banesën e tij në Mitrovicë, fqinjët alarmojnë për kundërmim nga vendi ku ai qëndronte

    Pas temperaturave rekorde deri në 42.5°C në Kosovë, priten ditë më të freskëta e rrebeshe lokale

    Blerta Deliu ia kthen Albulena Haxhiut: E marrë seriozisht vetëm pasi ta “zbardhë” rastin e Astrit Deharit

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.