Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kontrabandoi cigare pa banderola në vlerë afër 8 mijë euro, një muaj paraburgim për prizrenasin

    22/07/2021 14:06
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Gjykata Themelore në Prizren i shqiptoi një qytetari masën e paraburgimit prej një muaji, pasi që i njëjti me datën 20 korrik kishte kontrabanduar cigare në vlerën prej 7 mijë e 800 euro, duke iu shmangur tarifave të detyrushme doganore.

    Masa prej 30 ditësh paraburgim iu caktua prizrenasit pasi dyshohet për veprat ” tregtia e ndaluar nga neni 299 par.3.lidhur me par. 1. të KPRK-së, dhe veprën penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore nga neni 312 par.5. të Kodit Penal të Republikës”.

    “Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtari i procedurës – Gani Kastrati, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 21.07.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 20.08.2021, ndaj të pandehurit G.S., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale: tregtia e ndaluar nga neni 299 par.3.lidhur me par. 1. të KPRK-së, dhe veprën penale shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore nga neni 312 par.5. të Kodit Penal të Republikës”, njofton gjykata.

    Me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit G.S., gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

    “Më datë 20 korrik, në orët e mbrëmjes në afërsi të Prizrenit, i pandehuri G.S., në mënyrë të kundërligjshme arrin që nëpërmjet rrugëve ilegale të sigurojë dhe tregtoj mall të kontrabanduar, ashtu që gjatë kontrollit nga Njësiti i Doganës Anti-Kontrabandë tek i pandehuri G.S., hasin mall pa dokumentacion përkatësisht cigare të kontrabanduara pa banderolë me sasi prej 65 pako, në total prej 650,000.oo (gjashtëqind e pesëdhjetë mijë) copë cigare, ku vlera e mallit të tregtuar arrin shumën 7,800.oo (shtatëmijetetëqind) euro”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

    Kurse me datë dhe kohë të njëjtë, i pandehuri për mallrat e importuara ilegalisht, ka bërë shmangie nga tarifat e detyrueshme doganore në vlerë prej 39,907.40 (tridhjetenëntëmijenëntëqindeshtatë) euro, me të cilat veprime Doganave përkatësisht buxhetit të Republikës së Kosovës i shkakton dëm substancial.

    “A do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale. Me rastin e caktimit të paraburgimit, gjykata ka marrë parasysh faktin se hetimet në këtë çështje janë në fazën fillestare, dhe me lënien në liri të të pandehurit i njëjti mund të arratiset”, njofton gjykata./

    Nga të lartë cekurat gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm, duke pasur parasysh peshën e veprave penale, dhe rrezikun e përsëritjes së veprës penale pasi që i pandehuri nuk është hera e parë që bie ndesh me ligjin pikërisht për të njëjtën vepër penale, andaj sipas mendimit të gjykatës caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm.

    Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

    Artikuj të ngjashëm

    Kosovarit ia zënë 8200 cigare Marlboro në kufirin Serbi-Kroaci, i shqiptohet gjobë 12 mijë euro

    Nga sot, pakot e cigareve duhet t’i përmbajnë këto paralajmërime

    Kapet në flagrance një serb: Dyshohet se po kontrabandonte fruta

    Të Fundit

    Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

    Zjarri në Prishtinë, Rama në terren: Zjarrfikësit janë heronjtë që e mbajnë të sigurt kryeqytetin

    Gjeorgjia rrezikon liberalizimin e vizave, BE: Qeveria po shkel vlerat evropiane

    Raportohet për tërmet në Kosovë

    ”Dy banesa u përfshin nga flakët”, detaje të reja rreth zjarrit në Prishtinë

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.