Një rast i prodhimit dhe shpërndarjes së produkteve të dëmshme mjekësore ka ndodhur në Pejë.
Në raportin 24 orësh njoftohet se njësitet policore të DHKEK në koordinim me Doganën e Kosovës dhe inspektorët e MSH-së kanë realizuar një operacion në rajonin e Pejës, nën dyshimin se disa barnatore kanë kryer veprën e cekur, duke shitur produkte farmaceutike pa banderola të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve transmeton GazetaDemos.
“Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar dhjetë (10) barnatore, ku janë gjetur e konfiskuar gjithsejtë 681 lloje të barnave pa banderola, ndërsa janë shoqëruar tre të dyshuar meshkuj kosovarë -pronarë të barnatoreve, të cilët pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rasti nën hetime.
Raporti i plotë i Policisë:
PRODHIM DHE SHPËRNDARJE E PRODUKTEVE TË DËMSHME MJEKËSORE
Pejë 22.03.2023 – 10:00. Njësitet policore të DHKEK në koordinim me Doganën e Kosovës dhe inspektorët e MSH-së kanë realizuar një operacion në rajonin e Pejës, nën dyshimin se disa barnatore kanë kryer veprën e cekur, duke shitur produkte farmaceutike pa banderola të cilat dyshohet se janë të kontrabanduara dhe të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve. Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar dhjetë (10) barnatore, ku janë gjetur e konfiskuar gjithsejtë 681 lloje të barnave pa banderola, ndërsa janë shoqëruar tre të dyshuar meshkuj kosovarë -pronarë të barnatoreve, të cilët pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar. /Demos/