Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kontingjenti i ri ushtarak moldav niset për në Kosovë

    23/01/2025 16:57
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ushtria Kombëtare e Moldavisë ka dislokuar kontingjentin e 22-të të ushtarëve në operacionin paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë.

    Në ceremoninë e sotme zyrtare morën pjesë kryesia e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare, ambasadorë, atashe ushtarakë, si dhe familjarë të oficerëve, rreshterëve dhe ushtarëve të kontingjentit.

    “Ne tashmë kemi 11 vjet prani në misionin e KFOR-it, gjë që dëshmon se Republika e Moldavisë është një partner i besueshëm dhe se Ushtria Kombëtare është e trajnuar në mënyrë efektive sipas standardeve ndërkombëtare, e ndërveprueshme me ushtarët e ushtrive të tjera. Kolegët tuaj nga kontingjentet e mëparshme e kanë kaluar provën e profesionalizmit para Shtabit të Misionit, dhe kam besimin se edhe ju do t’i përmbushni pritshmëritë. Tani është koha për të treguar, me veprimet tuaja, se jeni gati për të përballuar detyrat në një terren ndërkombëtar të operacioneve siç është KFOR-i”, tha ministri moldav i mbrojtjes, Anatolie Nosatii, raporton media moldave “tv8”.

    Ushtruesi i detyrës së shefit të Zyrës Ndërlidhëse të NATO-s në Republikën e Moldavisë, Justin Suni, theksoi se ndërveprueshmëria shumëkombëshe është një nga komponentët e suksesit të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, dhe ushtria moldave ka qenë gjithmonë e spikatur për profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre.

    Për gjashtë muaj, 41 ushtarë, mes të cilëve shtatë inxhinierë, një oficer shtabi dhe një togë prej 33 këmbësorësh, do të kryejnë misione sigurie dhe roje të objektivave ushtarake dhe do të patrullojnë në zonën e përgjegjësisë.

    Ushtarët moldavë do të jenë pjesë e Komandës Rajonale-Perëndim dhe do të dislokohen në bazën ushtarake Camp Villaggio Italia në Pejë.

    Artikuj të ngjashëm

    Komandanti i KFOR-it për çështjen Kosovë-Serbi: Zgjidhja është përfundimisht politike e jo ushtarake

    Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

    Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.