Policia ka arrestuar një person pasi e ka kapur me drogë në kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, mbrëmë pas orës 21:00.
Të njëjtit i janë gjetur dhe konfiskuar katër qese të vogla me marihuanë, me peshë 3.3 gram.
Pas intervistimit, rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar katër qese te vogla me marihuanë me peshë 3.3 gram. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.