Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Konsumi i energjisë elektrike rritet 12 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar

    22/09/2022 15:23
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Me rënien e temperaturave po rritet edhe konsumi i energjisë elektrike. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, konsumi i energjisë elektrike është rritur për 12 për qind më shumë, ndërkaq në kohën e pikut ka mbërritur në 13 për qind.

    Rritja e konsumit ka ndodhur që nga fillimi i kësaj jave për shkak të ftohjes së kohës, për çka konsumatorët veçse kanë filluar të ngrohen me rrymë. Kjo rritje rekord e konsumit të energjisë elektrike do të mundë të vështirësojë funksionimin e sistemit elektroenergjetik të vendit.

    KEDS/KESCO apelojnë te qytetarët e Republikës së Kosovës që të mos e shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje, por të gjejnë alternativa tjera aty ku kanë mundësi. Në të njëjtën kohë, qytetarëve u bëjmë thirrje të kursejnë rrymën sa më shumë që të jetë e mundur, në mënyrë që të kemi një dimër sa më të lehtë.

    Çmimet në berzat ndërkombëtare janë në qiell dhe si rrjedhojë gjatë dimrit nevojitet të blihet nga jashtë një sasi shumë e madhe e energjisë elektrike për t’u përballuar komplet kërkesa, pasi prodhimi vendor nuk ka kapacitete të mjaftueshme. Sa më e ulët kërkesa, aq më pak është e nevojshme të importohet energjia elektrike. Blerja me këto çmime është shumë e vështirë dhe e papërballueshme për ekonominë vendore.

    Si të ulet kjo kërkesë? Evitojeni ngrohjen me rrymë, mos i ndizni dritat pa nevojë, përdorini makinat për larje pas orës 23:00 në sezonin e verës dhe pas orës 22:00 në sezonin e dimrit, sikurse lëshojeni bojlerin sipas nevojës.

    Apel për kursim sa më të madh të energjisë elektrike po bën bota mbarë, meqë të gjithë do të përballemi shpejt me një krizë të tillë, të paparë ndonjëherë. Vendet që kanë praktikuar efiçiencën e energjisë përgjatë viteve të fundit, tashmë kanë kosto më të ulëta për konsumatorë, por edhe furnizim stabil. Megjithatë, apeli për të vepruar shpejt në efiçiencën e energjisë kurrë nuk ka qenë më i duhur sesa sot.

    Ky apel është qëllim, e qëllimi duhet të përkthehet në praktikë.

    Të kursejmë bashkë, sepse vetëm kështu sistemi ynë elektroenergjetik nuk vihet në vështirësi serioze funksionimi. Shprehi të vogla, por me ndikim të madh! Vetëm duke kursyer mund t’ia dalim bashkë mbanë!

    Artikuj të ngjashëm

    Disa pjesë të kryeqytetit pa ndriçim, komuna thotë se njëra rregullohet brenda vitit – tjerat s’dihet

    Kosovë: ​Më shumë energji elektrike e prodhuar në mars

    Në mars pritet të fillojë faturimi i energjisë elektrike në veri

    Të Fundit

    Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë euro

    Koci aplikon në librin Guinness për ta futur Kosovën aty me 48 dështimet në konstituimin e kuvendit

    Operacioni i sotëm, Sveçla: Bojan Jevtiq u arrestua për spiunazh për llogari të strukturave të sigurisë së Serbisë

    Dr.Nerxhivane Halimi na ndihmoi gjithmonë, sot ajo ka nevojë për ndihmën tonë!

    Uran Ismaili shpall kandidaturën për Kryetar të Prishtinës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.