Lajme

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih organizon shfaqjen e dokumentarit “Kthimi në Kosovë”

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih organizoi shfaqjen e dokumentarit “Kthimi në Kosovë”, të realizuar nga gazetari britanik Julius Strauss, shkruan GazetaDemos.

Në këtë ngjarje i pranishëm ishte Besnik Deliu, personazhi kryesor i dokumentarit dhe znj. Leman Kamberi Muriqi produecntja ekzekutive.

“Në këtë ditë të veçantë, pjesëmarrja e përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Misioneve Katolike Shqiptare, shoqatave kulturore, sportive e studentore, ansambleve, mjekëve, bizneseve dhe shumë të tjerëve, dëshmoi forcën e unitetit dhe kohezionit të mërgatës sonë”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih organizoi shfaqjen e dokumentarit “Kthimi në Kosovë”, të realizuar nga gazetari britanik Julius Strauss. Ky dokumentar sjell një dëshmi të fuqishme dhe të ndjeshme mbi një prej periudhave më të vështira dhe më domethënëse të historisë së kombit tonë.

Në këtë ngjarje patëm nderin të kemi të pranishëm z. Besnik Deliu, i citë mbijetuarin dhe personazhin kryesor të dokumentarit, si dhe znj. Leman Kamberi Muriqi, producenten ekzekutive të tij.

Të pranishëm ishin përfaqësues diplomatikë nga Shqipëria, Turqia, Kroacia, Portugalia, Seychelles, Italia, Japonia, Belgjika, Republika Çeke, Estonia, Sllovakia, Gambia, Bahamas, Malta dhe Monako, si dhe anëtarë të Parlamentit Kantonal, deputetë të Parlamentit të Cyrihut dhe Sekretari i Përgjithshëm i Departamentit të Shëndetësisë në Kantonin e Cyrihut.

Në këtë ditë të veçantë, pjesëmarrja e përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, Misioneve Katolike Shqiptare, shoqatave kulturore, sportive e studentore, ansambleve, mjekëve, bizneseve dhe shumë të tjerëve, dëshmoi forcën e unitetit dhe kohezionit të mërgatës sonë.

Përmes rrëfimeve personale dhe pamjeve autentike, dokumentari ngre zërin e kujtesës kolektive, duke na rikujtuar se e vërteta dhe drejtësia janë themelet mbi të cilat ndërtohet paqja dhe ruhet dinjiteti njerëzor.

Back to top button