Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Konkursi për rektor të UP-së hapet të hënën

    21/10/2022 18:05
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se konkursi për rektor do të hapet të hënën më 24 tetor. Ky vendim erdhi pas atij për shkarkimin e rektorit Naser Sahiti.

    Ndërkaq, ushtruese e detyrës së rektores do të jetë profesoresha Luljeta Plakolli-Kasumi, profesoreshë në Fakultetin Juridik në UP.

    “Sot me datën 21 tetor 2022, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka emëruar si ushtruese të detyrës (u.d.) së rektorit, Prof. Ass. Dr. Luljeta Plakolli-Kasumi, profesoreshë në Fakultetin Juridik të UP-së”, thuhet në njoftimin e UP-së.

    “Prof. Ass. Dr. Plakolli-Kasumi ka marrë përsipër këtë detyrë që të ndihmojë mbarëvajtjen e punës në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe të sigurojë ligjshmëri në konkurrencë gjatë procedurës së zgjedhjes së rektorit të UP-së. E njëjta, nuk pretendon të marrë pjesë në konkursin për rektor dhe pas përmbylljes së procesit do t’i kthehet angazhimeve të saj në Fakultetin Juridik”.

    “Konkursi do të hapet të hënën, me datë 24 tetor 2022, dhe shpresojmë të përfundojë me sukses sipas përcaktimit të saktë dhe të qartë të ligjit, Statutit në fuqi dhe parimit të meritës”.

    Artikuj të ngjashëm

    UP-ja ngrit flamurin LGBTQI+, në mjediset e rektoratit të universitetit

    Pjesë e Akademisë së Shkencës por pa asnjë punim, kush është profesoresha që ia mësyu garës për rektor në UP?

    Themelohet Instituti i Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës

    Të Fundit

    “Me agimin e ditës, Albin Kurti do të jetë i vdekur”, shfaqen grafite me përmbajtje kanosese me jetë për Kurti në veri të Mitrovicës

    Imri Ahmeti pritet ngrohtësisht nga familja e heroit Ramiz Shala: Bisedat me ta janë nxitje për ta ndërtuar vendin

    Të dhënat nga kufiri: 20 minuta pritje në Merdarë dhe 10 minuta në Jarinjë

    Politikani nga Shqipëria shpërthen në kritika ndaj Edon Zhegrovës për veshjen e tij: Pupupu, ngriji pantallonat o çun

    Kishte për qëllim ta frikësojë, Klinaku del sot para gjykatës – a do të dëshmojë Albin Kurti në cilësinë e të dëmtuarit?

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.