Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka uruar SHBA-të për Ditën e Pavarësisë.
Përmes një postimi në Twitter, Konjufca ka uruar 245 vjetorin e Pavarësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Gëzuar 4 korrikun Amerikë”, ka shkruar Konjufca në gjuhën angleze, transmeton lajmi.net.
Ditën e Pavarësisë së SHBA-ve e ka uruar më herët edhe kryeministri Albin Kurti, i cili ka ritheksuar se SHBA-të janë një nga aleatët më të pazëvendësueshëm të shtetit të Kosovës.