Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu

    16/05/2024 22:48
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjuca në 25 vjetorin e zhdukjes me dhunë të intelektualit të shquar dhe atdhetarit Ukshin Hoti nga ana e aparatit shtetëror të Serbisë, e cilësoi atë njeri të pathyeshëm, që me kurrizin drejt mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu dhe si luftohet për të deri në çlirim.

    Në shtëpinë-muze në Krushë të Madhe të Rahovecit, Konjufca tha se Ukshin Hoti atdhedashurinë e kishte të rrënjosur thellë në zemër. Ai tha se Hoti ishte prej intelektualëve të rrallë që popullin e donte ashtu siç i ka hije çdo atdhetari, përderisa edhe fatin e ndau bashkë me atdheun.

    I pari i Kuvendit theksoi se Ukshin Hoti e ngriti një popull në këmbë, për të kërkuar liri e republikë, duke qenë i pari në protesta, i pari në demostrata.

    “Jemi këtu sot për të kujtuar jetën dhe veprën e njërit prej patriotëve dhe intelektualëve tanë të rrallë, që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin e Kosovës, por edhe i cili ka lënë trashëgimi të jashtëzakonshme intelektuale, konceptuale dhe teorike për popullin tonë”, theksoi Konjufca, duke shtuar se Ukshin Hoti i përmbledh virtytet më të larta që i nevojiten një personaliteti për t’u konsideruar figurë e kompletuar intelektuale dhe kombëtare.

    Duke lartësuar figurën dhe kontributin e Ukshin Hotit, kryetari tha se vepra e tij është busulla jonë, udhërrëfyesi që do frymëzojë të gjithë ata që janë pjesë e proceseve politike e shoqërore, jo vetëm të Kosovës, por të kombit shqiptar në tërësi.

    Në këtë ceremoni nderimi e përkujtimi nga një fjalë rasti mbajtën edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe i biri i Ukshin Hotit, Andin Hoti.

    Artikuj të ngjashëm

    “Mendja nuk pushtohet”, ishte porosia e Ukshin Hotit për të burgosurit në Dubravë

    “Kurti ta fshijë postimin dhe të kërkojë falje”, Geci bën publik komunikimin që pretendon se e kishte me Konjufcën

    Konjufca shkon në Kore të Jugut për të përfaqësuar Kosovën, ja në çfarë samiti po merr pjesë

    Të Fundit

    Anglia përjeton qershorin më të nxehtë ndonjëherë

    Ish- banorja e Big Brother Vip Kosova në diell u shtri për t’u bërë “kafe”, por u kthye si “domate”!

    Kepa njofton largimin e tij nga Chelsea

    Sonte përballja e gjigantëve Real Madrid – Juventus

    Atiq e Durmishi inspektojnë punimet e urave mbi Ibër, Policia e KFOR-i monitorojnë nga afër situatën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.