Konjufca tregon çfarë raporte ka me Kurtin

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar në emisionin Pressing në T7 se cfarë raporte ka ai me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kurti e Konjufca janë dy prej themeluesve të VV-së, e tani të dy janë në dy prej posteve më të rëndësishme në institucionet e Kosovës.

Konjufca thotë se edhe pse janë të zënë me punët e tyre, ai raportet me Kurtin i ka shumë të afërta. Ai shton se bisedat e thella me Kurtin ndër vite i kanë bërë shumë të afërt ata dhe kjo u ndihmon që të ballafaqohen me sfida.

“Jo janë të mira sic kanë qenë gjithmonë. Ne njihemi shumë gjatë dhe kemi pasur kohë të shqyrtojmë të gjitha ato dimensionet e thellësisë politike me të cilën pajtohemi dhe diskutimet e thella që i kemi bërë për të rënë dakord për atë vizionin politik që e kemi. Kjo na ndihmon shumë se cfarëdo sfide që e kemi përpara mund të ulemi e të bisedojmë për ckado që e kemi përpara. Mendoj se qeverisja e tij është më e përgjegjshmja dhe më e pakorruptuara në Kosovën e pasluftës. Kam dëshirë të dalë një qeveri tjetër edhe më e pakorruptuar se kjo e jon ndonjëherë, nëse mund të them kështu. Është qeverisja më e pastër që e kemi pasur ndonjëherë, besoj edhe më profesionalja”, ka thënë ai.

Reklama