Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, shkruan GazetaDemos.
Tahiri ka thënë se ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu nuk mund të flasë në Kuvend për drejtësi por vetëm për dukje.
Kjo ka ngjallur reagimin e kryeparlamentarit Konjufca, i cili reagoi ndaj deputetit Tahiri duke thënë se një gjuhë e tillë seksiste nuk duhet të dëgjohet nda deputetët në Kuvend.