Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Konjufca, Gashi, Tahiri bëhen bashkë në shtëpinë e Besnik Tahirit

    24/04/2025 23:53
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Ish-shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka pritur në shtëpinë e tij Ushtruesen e Detyrës së Ambasadorës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin, për një ngjarje të veçantë dhe plot emocione. 

    Tahiri tha se bashkë me gruan e tij e mikpritën Prattipatin për t’i dhënë lamtumirën mikut të tyre, Gregory Viola, i cili ka shërbyer në Kosovë për më shumë se tre vjet dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në mbështetje të zhvillimit të Kuvendit të Kosovës.

    Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri shprehu mirënjohjen për Violet, duke thënë se “kurrë nuk duhet harruar se gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, Gregu dha një kontribut të jashtëzakonshëm duke i dhënë mbështetje të parezervë Kuvendit të Kosovës. Profesionalizmi, përkushtimi dhe miqësia e tij e sinqertë do të na mungojnë shumë e më së shumti Kuvendit të Republikës Kosovës.”

    Në shtëpinë e Tahirit, përveç Anu Prattipatin, ishin të pranishëm edhe deputetët Abelard Tahiri nga PDK-ja, Arben Gashi nga LDK-ja, ish-kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Rrita Ismajli, të cilët, siç tha Tahiri, kanë punuar ngushtë me Gregory Violan, në Kuvend dhe Ambasadë.

    “Po ashtu, sonte patëm nderin të mikpresim kolegët dhe miqtë tanë, deputetët Abelard Tahiri, Arben Gashi, ish-Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe Rrita Ismajli, që kanë punuar ngushtë me Gregun, në Kuvend dhe Ambasadë, teksa ndamë një lamtumirë të ngrohtë dhe i uruam suksese në kapitullin e ri të jetës së tij,” shkroi Tahiri.

    Ai falënderoi Gregory Violan për shërbimin e tij të çmuar dhe shprehu dëshirën për vazhdimin e marrëdhënieve miqësore dhe të ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

    “Faleminderit për shërbimin tënd, Greg. Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde në gjithçka që ju pret përpara. Qoftë gjithmonë e fortë lidhja e miqësia mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës,” tha ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Fejza: LVV nuk po e zvarrit konstituimin e Kuvendit

    PDK e AAK akuza Kurtit: Po e shkel Kushtetutën me vetëdije, po e vështirëson jetën në Kosovë

    Revoltohet Shala: Tani është koha me e djeg Kuvendin, jo kur e kallke Vetëvendosja

    Të Fundit

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.