Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kongresmeni amerikan: Dialogu është kthyer në shpatë që Serbia po e përdor si armë kundër Kosovës

    24/06/2023 18:31
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi është kthyer më shumë në një shpatë se sa në një mburojë.

    Sipas tij, në vend që dialogu të veprojë si mburojë që mbron pavarësinë e Kosovës, është kthyer në shpatë që po përdoret si armë kundër Kosovës.

    Tutje ai deklaroi se në një kohë kur ndikimi i ShBA-ve është në rënie, ajo nuk duhet t’i marrë si të mirëqenë aleatët e saj, përfshirë Kosovën.

    “Ne po jetojmë në një kohë ku ndikimi i Shteteve të Bashkuara mund të jetë në rënie dhe ne nuk mund t’i marrim aleatët tanë si të mirëqenë. Ne duhet të jemi proaktivë në ruajtjen e aleancave tona”, është shprehur kongresmeni amerikan në një intervistë për Inside Albania.

    Torres tha se Vladimir Putin është figura më popullore në Serbi dhe se një politikë e pajtimit me Serbinë nuk ka gjasa të rrisë ndikimin e SHBA-së apo BE-së brenda Serbisë.

    “Kur shkoj në Kosovë, ka një ndjenjë të thellë mirëkuptimi dhe besnikërie ndaj Shteteve të Bashkuara. Me shaka kam thënë se në Kosovë ka më shumë dashuri për Shtetet e Bashkuara sesa në Shtetet e Bashkuara. Pse do ta hidhnim poshtë këtë mirëkuptim?”, ka shtuar Torres.

    “Prioriteti më i lartë duhet të jetë sigurimi i njohjes së Kosovës si shtet i pavarur dhe integrimi i Kosovës së pari në Bashkimin Evropian dhe NATO e në fund të fundit në bashkësinë ndërkombëtare. Kjo duhet të mbetet politika e Evropës dhe e Shteteve të Bashkuara”, ka përfunduar ai.

    Artikuj të ngjashëm

    Kongresmeni amerikan: SHBA qëndron përkrah Kosovës, Blinken duhet t’i kundërvihet mobilizimit ushtarak të Serbisë

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.