Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kongresistë amerikanë me rezolutë kërkojnë ndëshkimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

    21/04/2025 22:14
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Në Kongresin e SHBA-së është paraqitur një rezolutë, nga kongresistë demokratë dhe republikanë, e cila kërkon të nderohet e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman dhe po ashtu kërkon t’i jepet fund pandëshkueshmërisë për krimet e luftës të kryera nga forcat serbe.

    Rezoluta është paraqitur nga kongresistja Julie Johnson, ndërsa është sponsorizuar nga kongresistë tjerë si Keith Self, Ritchie Torres, Jim McGovern, Marc Veasey, Alexandra Ocasio-Cortez, George Latimer, Mike Lawler dhe Ilhan Omar.

    “Forca e Vasfijes ka frymëzuar njerëz të shumtë në mbarë botën, por drejtësia për atë që ajo duroi kurrë s’ka ardhur. Kjo rezolutë dërgon një mesazh të qartë: komuniteti ndërkombëtar nuk duhet të shikojë larg nga krimet e luftës. Të mbijetuarit meritojnë përgjegjësi – jo heshtje. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me atë që ndodhi 25 vjet më parë – ka të bëjë me atë që ne jemi të gatshëm të bëjmë tani për t’i mbrojtur të drejtat e njeriut, për t’i fuqizuar të mbijetuarit dhe për të thënë të vërtetën”, ka thënë kongresistja Johnson.

    Vasfije Krasniqi ka falënderuar kongresistët për rezolutën

    Në rezolutë i kërkohet Qeverisë së Kosovës t’i mbajë zotimet ndaj të mbijetuarve dhe t’u japë prioritet rasteve të pazgjidhura të dhunës seksuale nga lufta e vitit 1999. I bëhet thirrje Qeverisë së Serbisë t’i ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës për krimet seksuale gjatë luftës. I bën presion Qeverisë së SHBA-së që të lartësojë rastin e Vasfije Krasniqi-Goodmanit në angazhimet diplomatike me Serbinë dhe të forcojë përpjekjet e SHBA-së për ta parandaluar dhunën me baza gjinore në nivelin global.

    “Kjo rezolutë është dëshmi e një përkushtimi të palëkundur ndaj drejtësisë dhe llogaridhënies për 20 mijë të mbijetuarve të krimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë. Faleminderit për mbështetjen tuaj të pandërprerë ndaj të mbijetuarve në kërkim tonë për drejtësi dhe llogaridhënie, dhe mezi presim ta zhvendosim këtë legjislacion në Komision për Punë të Jashtme dhe edhe më tej”, ka thënë Vasfije Krasniqi.

    Bashkëhartuese e rezolutës është Vera Mjeku.

    Vasfije Krasniqi-Goodman ka shkruar në Facebook për Rezolutën 26, ku i ka falënderuar si kongresistët që e paraqitën ashtu edhe bashkëhartuesen Vera Mjeku.

    E po ashtu për Rezolutën ka shkruar edhe Feride Rushiti, drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

    “Një hap i madh drejt drejtësisë! Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë. Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që meriton. Mirënjohje për ty Vasfije Krasniqi Goodman– simbol i guximit – dhe Vera Mjeku për përkushtimin dhe zërin e palodhur në këtë rrugëtim drejt së vërtetës. Kjo rezolutë sjell shpresë për çdo të mbijetuar që ka pritur drejtësi për vite me radhë”, ka shkruar Rushiti

    Artikuj të ngjashëm

    Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

    Trump: SHBA-ja i ka bërë propozim Iranit për programin e tij bërthamor

    Trump thotë se SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

    Të Fundit

    Seanca e radhës, Kuvendi del me njoftim

    Von der Leyen publikon foto nga Samiti në Tiranë: Moment historik për Ballkanin Perëndimor 

    Alba zbulon raportin e saj me Limin dhe arsyen e largimit nga Ferma Vip

    Trump thotë se njerëzit po vuajnë nga uria në Gaza

    LDK vazhdon me Ruzhdën, nominohet si kandidat për kryetar të Junikut

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.