Lajme

Konflikt para KQZ-së: Veterani i UÇK-së thotë se Tafil Rrahmani ia hoqi pankartën kundër Sami Kurteshit

Veterani i UÇK-së, Agim Pllashniku sot ka protestuar para KQZ-së, pas deklaratave të anëtarit të këtij institucioni, Sami Kurteshi, raporton GazetaDemos.

Pllaniku deklaroi se kjo protestë vjen në mbrojtje të KQZ-së nga, siç i quan ai “mohuesit e luftës, dhunuesit, dezertorët e bashkëpunëtorët e Serbisë”.

“Duhet të organizohemi dhe ta mbrojmë KQZ-në nga dhunuesit përmes protestave. Duhet ta mbrojmë luftën dhe UÇK-në nga mohuesit e luftës, dezertorët dhe bashkëpunëtoret e Serbisë me të cilët Kurti e ka qëndisur Kosovën”, tha ai.

“Kurteshi një frikacak ordiner dhe Krasniqi një arrogant mujshar janë shndërruar në penguesit më të mdhenjë të KQZ-së, ku kërcënojnë gra dhe punëtorë në emër të pushtetit zaptues të Albin Kurtit”, shtoi ndër tjera ai.

Mirëpo kjo protestë nuk përfundoi e qetë.

Pllashniku u konfortua verbalisht me drejtorin nga Avokati i Popullit, Tafil Rrahmanin, për të cilin tha se ia shqeu pankartën me të cilën po protestonte.

”Ti je ka e mbron Sami Kurteshin”, dëgjohet t’i thotë Pllashniku.

PAMJE: KLIKO

Artikuj të ngjashëm

Back to top button