Policia e Kosovës ka kryer dje një kontroll në shtëpinë e një personi në Zveçan e ku kanë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë të gjata, 109 fishekë, 43 gëzhoja, një fitil për detonim, një xhaketë ushtarake, një mjet i mprehtë dhe një qese me barut.
Sipas njoftimit i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Zveçan / 09.10.2024 – 12:45. Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe konfiskuar tri pushkë të gjata, 109 fishekë, 43 gëzhoja, një fitil për detonim, një jakne ushtarake, një mjet i mprehtë dhe një qese me barut. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet tutje në njoftim