Më herët është raportuar se një grua dyshohet se ka kryer vetvrasje në fshatin Isniq të Deçanit.
Demos mëson se bëhet fjalë për një grua rreth të 50-ve me inicialet Sh.A, e cila dyshohet se është gjetur e varur në oborrin e shtëpisë së saj.
E ndjera është dërguar pa shenja jete në QKMF ku edhe është konstatuar vdekja e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.