Policia e Kosovës e ka konfirmuar sulmin ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha. Ky i fundit është sulmuar nga një person derisa merrte pjesë në një tubim me bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka treguar se rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 18:30 në fshatin Zlipotok të Dragashit.
“Viktima, pas marrjes së ndihmës së parë, është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit, ku sipas raportit të mjekut, ka pësuar lëndime të lehta trupore. Rastit i janë përgjigjur menjëherë patrullat e Stacionit Policor në Dragash si dhe njësiti i hetimeve, në bashkëpunim të ngushtë me hetuesit rajonalë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Sipas informacioneve të para, viktimat janë: qytetari A.H, mashkull, bashkëshortja e tij dhe vajza e tyre e mitur”, thuhet në konfirmimin e Policisë.