Policia e Kosovës e ka konfirmuar shpërthimin e fundit në veriun e vendit.
Shpërthimi i dëgjuar para pak minutash ka ndodhur tek vendi që njihet si “Tre Rrokaqiejtë”.
Besim Hoti, zëdhënës i PK-së në Mitrovicën Veriore e konfirmoi për “Mitropol” se shpërthimi ka ndodhur në zonën rreth “Tre Rrokaqiejve”.
Hoti tha se nuk ka dëme e as të lënduar nga shpërthimi.
Burime të “Mitropol” bëjnë të ditur se shpërthimi ishte sërish shok-bombë, gjersa Hoti tha se nuk e kanë përcaktuar ende se çka ishte mjeti i hedhur.