Edhepse janë larguar shtëpizat nga rruga “Xhorxh Bush”, qarkullimi i veturave sërish nuk ka filluar.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Ilirik Musliu ka thënë se kjo rrugë parashihet që të lëshohet për qarkullim, vetëm për autobusët, taksitë dhe veturat emergjente.
Musliu ka thënë se kanë marr rekomandime edhe nga Policia e Kosovës, por që janë duke shqyrtuar mundësitë.
“Duhet bëhen disa intervenime me qëllim që rruga “Xhorxh Bush” të përshtatet me projektin, i cili parasheh që në këtë rrugë me pas qasje autobusët, taksitë dhe veturat emergjente, në këtë rast, policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca. Jemi në diskutim, kemi edhe një rekomandim prej Policisë së Kosovës që në rrugën ‘Xhorxh Bush’ me pas qasje vetëm linja tre dhe katër, jo autobusë të linjave tjera dhe autobusë të cilët operojnë prej qyteteve tjera për arsyeje se nuk po shihet pastaj si alternativë për zgjedhje të kaosit”, ka thënë Musliu.
Musliu ka folur edhe mbi qasjen që do ta kenë qytetarët për të hyrë në parkingun nëntokësor, derisa ka thënë se nga rruga “Xhorxh Bush” do të ketë vetëm një hyrje.
“Kjo rrugë po ashtu do të përshtatet edhe për hyrjen në parkingun nëntokësor, pra parkingu nëntokësor do të funksionojë me qasje, me hyrje nga rruga “Xhorxh Bush” ndërsa pjesa tjetër do të ketë hyrje-dalje, ndërkaq nga rruga ‘Xhorxh Bush’ do të ketë vetëm hyrje, për arsyeje se nuk është e mundur të dyja”, ka thënë Musliu për KP.