Sot gjatë ditës është rrënuar një objekt i sapo ndërtuar në fshatin Shakovicë i komunës së Podujevës, shkruan Gazeta Demos.
Nga kjo komunë kanë dal me një njoftim zyrtar rreth arsyes së këtij rrënimi.
Sipas tyre objekti në fjalë ishte i ndërtuar pa leje ndërtimi, andaj nën asistencën e Policisë së Kosovës, Inspektorati komunal ka ekzekutuar këtë vendim.
Njoftimi i plotë:
Njoftim lidhur me rrënimin e objektit afarist në fshatin Shakovicë.
Sot më datën 10.09.2021, me asistencë të Policisë së Kosovës, inspektorati komunal ka ekzekutuar vendimin për rrënimin e një objekti afarist, i ndërtuar pa leje ndërtimi në fshatin Shakovicë.
Ky veprim është ndërmarr pasi paraprakisht janë kryer të gjitha procedurat konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, të aplikuara nga Inspektorati i Ndërtimit, lidhur me trajtimin e objekteve pa leje.
Lusim qytetarët që t’i respektojnë rregullat për ndërtim!
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim