Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Komuna e Podujevës shpjegon çka ndodhi me djegien e serverëve

    30/10/2024 11:04
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Është raportuar për djegien e serverëve të administratës në komunën e Podujevës.

    Ky shqetësim u ngrit nga aktivisti i shoqërisë civile, Shemsi Jashari.

    Por, pushteti lokal atje e mohon se ka ndodhur një rast i tillë, fillimisht përmes zëdhënësit Fatri Zhitia e më pas edhe përmes një reagimi më të zgjeruar e ka sqaruar situatën.

    Në reagim thuhet se asnjëherë nuk janë cënuar të dhënat personale të qytetarëve.

    “E vërteta është se pas ndërprerjes së energjisë elektrike gjatë mëngjesit të së enjtes të javës së kaluar, disa hardisqe kanë pësuar defekte, të cilat janë të natyrës teknike dhe janë të menaxhueshme. Pra, infrastruktura bazë është e paprekur dhe funksionon siç duhet dhe se defektet e krijuara janë të riparueshme. Ju njoftojmë gjithashtu se mbarëvajtja e punëve administrative në Komunën e Podujevës po zhvillohet normalisht”.

    Tutje në reagimin e komunës thuhet se edhe pas defekteve në këto hardisqe, nuk janë humbur të dhënat, pasi ato janë të ruajtura në kompjuterët e zyrtarëve, në programet aplikative siç janë intraneti, uebfaqja zyrtare, programet e financave dhe ato të dhëna janë duke u rikthyer në sistem nga zyrtarët e IT-së.

    “Por, nuk bëhet fjalë për të dhëna të qytetarëve, pasi ato ruhen në Agjencinë e Regjistrimit Civil (ARC) në nivel qendror. Kjo është një garanci që, pavarësisht ngjarjeve të papritura, Komuna është në gjendje të ofrojë shërbime të qëndrueshme dhe të besueshme për qytetarët tanë”.

    Lajmet e tilla se kinse është djegur serveri i Komunës, përveçqë janë të pavërteta, ato janë edhe tendencioze, dashakeqëse dhe kanë për qëllim të krijojnë panik dhe huti te qytetarët. I sigurojmë qytetarët se të dhënat e tyre janë të sigurta dhe nuk duhet të shqetësohen aspak për këtë.

    Artikuj të ngjashëm

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Të Fundit

    Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

    Projekt politik për të kënaqur Serbinë” – Bosch përkrah kritikat e profesorit britanik ndaj Gjykatës Speciale 

    Lamtumirë Juventus, Real Madrid siguron kalimin në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube

    Lindau, Bodensee në Gjermani përfshihet nga erëra të fuqishme dhe breshër i madh — shkaktohen dëme materiale

    Lirohet për qarkullim rruga drejt Jarinjës 

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.