Komuna e Podujevës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Lidhjen e Bizneseve të Kosovës, shkruan Gazeta Demos.
Kjo marrëveshje thuhet i kontribuon ndërtimit të lidhjeve mes palëve dhe mbështetjes së iniciativave të përbashkëta.
Njoftimi i plotë:
“Kryetari i Komunës, z.Shpejtim Bulliqi dhe kryetari i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, z.Besart Dreshaj, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi.
Bazuar në këtë memorandum, palët do të ndërtojnë lidhje të qëndrueshme në shkëmbimin e ekspertizës, përvojës dhe resurseve të përbashkëta në të mirë të zhvillimit ekonomik dhe turizmit të Komunës së Podujevës.
Gjithashtu palët do të mbështesin projekte dhe do të ndërmarrin iniciativa të përbashkëta në fushat e parapara me këtë dokument.
Objektivat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë promovimin e prodhimeve dhe shërbimeve vendore, lehtësimin e procedurave administrative për bizneset dhe përmirësimin e klimës së investimeve, avokimin e përbashkët për nisma ligjore që adresojnë sfidat e komunitetit të biznesit, etj”, thuhet në njoftim./Gazeta Demos/