Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Komuna e Podujevës blen 180 mëshqerra për 351 mijë euro

    26/08/2023 23:19
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Tenderi i hapur nga Komuna e Podujevës për të furnizuar fermerët me mëshqerre është fituar nga kompania e vetme e cila kishte aplikuar.

    Vlera e dhënies së kontratës është 351 mijë euro, rreth 22 mijë euro më shumë se sa vlera e parashikuar kur ishte hapur tenderi fillimisht.

    Komuna e Podujevës kishte paraparë rreth 328 mijë euro për këtë tender që ishte hapur më 17 janar.

    Me çmimin e parashikuar, Komuna e Podujevës kërkonte të blejë 180 mëshqerra, me çmimin për copë prej 1 mijë e 825 eurove, ndërsa me vlerën e kontratës së dhënë do të paguajë 1 mijë e 950 euro për copë.

    Njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar në faqen e-prokurimi të premten.

    Operatori ekonomik që ka aplikuar dhe fituar tenderin është “Sami Ferizi B.I.”, nga Vushtrria.

    Në dosjen e tenderit specifikohen edhe ‘kriteret’ se çfarë lloji i lopës duhet të jetë.

    Në tender kërkohet që lopa të jetë e racës ‘kuq e bardh’, me veti të kombinuara qumësht – mish dhe të ardhura nga importi nga Bashkimi Evropian.

    Mosha e lopëve duhet të jetë prej 24-30 muaj, nga momenti i shpërndarjes. Masa trupore duhet të jetë 500 – 550 kg. Të gjitha lopët duhet të jenë barrëse 5 deri në 7 muaj”, thuhet ndër të tjera në dosjen e tenderit.

    Po ashtu, dosja specifikon se lopët duhet të jenë të lira nga sëmundjet dhe deformimet e ndryshme, si dhe t’i kenë analizat e nevojshme të parapara nga AUV-i, deri sa janë në karantinë.

    “Secila lopë duhet të jetë e shënuar në librin amë, të posedojë pedigre zyrtare dhe certifikatën e performancës të cilat duhet t’i ofrohen blerësit”, thuhet tutje në dosjen e tenderit.


    Gjithashtu, një kriter tjetër është që lopët të arrijnë të shëndosha dhe t’i plotësojnë të gjitha kushtet e parapara në kontratë.

    Zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia, kishte thënë se ky projekt është duke u realizuar në formë të subvencionimit nga ana e drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

    “Gjithsej janë planifikuar përmes këtij projekti të shpërndahen 180 mëshqerra barrëse për fermerët llapjanë.

    Fermerët përfitues do të participojnë me 30% të vlerës, ndërsa 70% e vlerës së mëshqerrave e mbulon komuna”, ka bërë të ditur Zhitia.

    Artikuj të ngjashëm

    Disa të arrestuar në Podujevë e Fushë Kosovë për posedim të drogës dhe armëve

    Në Podujevë, organizohet turne ping-pongu për 8-vjetorin e vdekjes së Deharit

    Drogë, para, telefona, armë – policia arrestoi mbrëmë dy persona në Podujevë

    Të Fundit

    Votimi për nënkryetar, Hoxha: Ndarja e procesit në dysh është devijim

    Turqia mbyll hapësirën ajrore për aeroplanët izraelitë

    Arifi: Lista Serbe është e vdekur politikisht në Serbi, me këto veprime në Kuvend po e rikthejmë

    Kryeministri kroat kritika BE’së rreth sulmit në Banjskë: Kaloi pa deklarata serioze, u bëmë sikur të mos kishte ndodhur

    Krasniqi pas kërkim-faljes së Dimal Bashës: Vetëm dorëheqja është e vetmja rrugë e ndershme

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.