Komuna e Kamenicës ka vendosur që të mbulojë shpenzimet e matuantëve për mbrëmjen e maturës.
Kjo është bërë e ditur në faqen zyrtare të kësaj komune në Facebook.
“Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, ka mbajtur takim së bashku me profesorë e përfaqësues të klasave të XII-ta të shkollave të mesme. Në këtë takim është diskutuar për mbulimin e shpenzimeve të mbrëmjes së maturës nga ana e Komunës së Kamenicës. Kryetari Rahimaj së bashku me profesorët janë dakorduar që kjo çështje të merret përsipër nga Komuna, duke i uruar maturantët që suksesi i tyre të vazhdoj edhe në nivele të tjera të shkollimit.”, thuhet në njoftimin e Komunës.