Komuna e Gjakovës nga sot do ka emblemë të re.
Me votat unanime të të gjithë anëtarëve, Kuvendi i Komunës së Gjakovës ka votuar sot pro propozimit për emblemën e re të komunës, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se emblema është punuar nga Adhurim Kusari.
Megjithatë, procesi i përzgjedhjes së emblemës po kontestohet nga një prej pjesëmarrësve në thirrjepër dizajnimin e emblemës së re të Komunës së Gjakovës.
Dizajneri Jetmir Kazazi në reagimin e tij ngreh dyshime se, sipas tij, “kjo far pune është Politike e me t’njofshëm”, duke iu referuar procesit.
“Po du me ju tregu njëfar pune qe para disa muajve m’ka ndodh. Isha me koleg tu pi kafe edhe pa pritmas me FTOJNË me marr pjesë në Dizajnimin e logos së Komunës së Gjakovës, edhe normal qe kur bohet fjal për logo edhe kur bohet fjal për qytetin menjëhere aplikoj , pa e pas mendjen qe kjo far pune është Politike e me t’njofshëm. Filloj takimi me “Ekspertët” qe përbesë shumë pak prej tyre i njofsha për këtë far pune. Disponimi u vrejt menjëherë, amo un prap nuk u ndala e nuk dojsha me besu qe edhe ART-i shkon me të njofshëm”, ka shkruar Kazazi në reagimin e tij.
“N’rregull. Logon e prezantova me shumë knaqësi se është bo një punë e jashtzakonshme n’ta e me ju tregu drejt kisha shumë emocione si vet Krijues. Emocionet u ndalën SOT! Prap tu mos besu qe “Ekspertët” nuk ja huqin. Ishin mledh bashk, e kishin fol e kishin diskutu për një logo qe simbol kryesor e ka Tavanin dhe Lulën e Gjakut ??? Po po kjo është logo e Komunës së Gjakovës e vendosur nga “Ekspertët” si vendi i parë. Nuk kam asgjë përsonale me djalin që e dizajnoj logon fituese. Me poshtë gjeni të bashkangjitur logon qe “Përfaqson” të gjithë Qytetarët e Komunës së Gjakovës. E di, që kjo është LOGO!!!”, shkruan tutje ai në reagimin e tij.