Kompania suedeze e bulmetit nxjerr qumësht nga patatet

Kompania suedeze e bulmetit, Dug ka arritur të zbulojë një qumësht me bazë bimore që vjen nga patatet.

Ai është ideal për personat që janë intolerantë ndaj laktozës, pasi nuk përmban as laktozë dhe as gluten.

Qumështi i kësaj kompanie preferohet gjithashtu edhe nga dietikët pasi ka më pak sheqer dhe më pak yndyrna sesa qumështi që vjen nga lopa dhe është i pasur me vitamina, proteina dhe fibra.

Por ama ky produkt nuk ka vetëm anët pozitive, pasi për shkak të vështirësisë dhe kostos së prodhimit, qumështi ka dyfishin e çmimit të zakonshëm.

Reklama