Kompania Frutti, pjesëmarrëse në panairin më të famshëm të ushqimit dhe pijeve “IFE International Food & Drink Event” në Londër, ka fituar çmimin ndërkombëtar “United Europe Award” dhe “Certificate Quality Standard”.
Ky çmim njeh arritjet e produkteve, shërbimeve dhe avantazheve konkurruese të kompanive që plotësojnë standardet më të larta të cilësisë.
“Në emër të Agjencisë Oxford Awards (Mbretëria e Bashkuar) dëshirojmë të shprehim respektin tonë më të thellë për kompaninë tuaj që jeni prej kompanive lider në Republikën e Kosovës”.
“Komiteti Organizativ ju kërkon miratimin për të kaluar procedurën e akreditimit për nominimin “Flamuri i Evropës”, thuhet në letrën dërguar drejtoreshës ekzekutive të kompanisë ‘Frutti’, Rina Malsori.
Përfaqësuesve të kompanisë “Frutti”, do t’i dërgohet një ftesë që ta pranojë edhe zyrtarisht çmimin nga Oxford Awards.
Ndërkaq, ky nuk është çmimi i vetëm që është vlerësuar Rina Malsori.
Vite me parë, ajo ka marrë çmimin prestigjioz “40 under 40”, që i është ndarë në Samitin e Elitës së Bizneseve të mbajtur në Amsterdam.