Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Komiteti Teknik Emergjent për rrymën mblidhet dy herë në pak orë, i jepen dy ‘urdhra’ KEK-ut

    18/08/2022 08:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komiteti Teknik Emergjent (KTE) i themeluar nga ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli ka mbajtur dy mbledhje brenda pak orësh dje.

    Siç ka njoftuar ME, takimi i dytë u mbajt në orë 21:00, dhe aty u rekomanduan masa të reja për lehtëzimin me furnizim me energji elektrike në vend.

    “Me qëllim të tejkalimit të situatës me furnizim të energjisë elektrike që do të zgjas deri më 25 gusht 2022, Komiteti Teknik Emergjent rekomandoi që KEK të sigurojë energjinë e nevojshme për të evituar reduktimet për konsumatorët dhe devijimet në rrjetin energjetik”, thuhet në komunikatën e Ministrisë.

    Komiteti, i themeluar për të hartuar rekomandime dhe për të identifikuar problemen në furnizimin me energji elektrike në mbledhjen e parë reakomandoi që KEK-u t’ia ofrojë KEDS-it energjinë e siguruar.

    Komiteti Teknik Emergjent ka këtë përbërje: përfaqësuesit e  Ministrisë së Ekonomisë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE), Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Operatori i Sistemit të Distribucionit (KEDS) dhe Furnizuesi i Shërbimit Universal (KESCO).

    Artikuj të ngjashëm

    Punëtorët e KEK-ut përfitojnë nga 500 euro shtesë për fundvit

    ​Kurti: KEK-u drejt përforcimit e diversifikimit të burimeve të energjisë

    Dyshimet për punësime familjare nga VV-ja, KEK-u merr një vendim

    Të Fundit

    KQZ-ja fillon programin trajnues për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve për zgjedhjet lokale

    Milionat e BE-së në “duar” të parlamentarëve, bëhet thirrje për ratifikimin e marrëveshjes

    Hudhet poshtë kallëzimi penal i Flutura Kusarit kundër mbështetësit të VV-së, këto janë arsyetimet e Prokurorisë

    Durmishi: KFOR-i në dijeni për projektin e urave, nuk ka arsye për ndërprerje të punimeve

    Kurti i kërkon Bosnjë dhe Hercegovinës heqjen e vizave për Kosovën

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.