Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Komisioni Evropian rekomandon hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE për Ukrainën dhe Moldavinë

    08/11/2023 19:22
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komisioni Evropian rekomandoi të mërkurën hapjen e negociatave për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në Bashkimin Evropian . Lajmi u mirëprit veçanërisht në Ukrainën e përfshirë nga lufta me Rusinë, por që dëshiron një të ardhme në Bashkimin Evropian.

    Gjatë një konference shtypi të mërkurën në Bruksel, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, tha se Bashkimi Evropian mirëpret disa vende për t’iu bashkuar radhëve të tij.

    Në një raport prej 1200 faqesh, lëshuar nga Komisioni Evropian, thuhej se Ukraina dhe Moldavia kanë përmbushur në mënyrë të kënaqshme shumicën e detyrimeve lidhur me reformat dhe se tashmë janë gati për të filluar procesin e negociatave.

    Vizita e fundit e zonjës Von der Leyen në Kiev ishte një tregues i qartë i gatishmërisë së Bashkimit Evropian për të nisur procesin e negociatave të anëtarësimit të Ukrainës.

    Pas takimit me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, presidentja e Komisionit Evropian përgëzoi Ukrainën për përparimin e rëndësishëm në zbatimin e reformave.

    “Dua t’ju them se i vlerësojmë shumë reformat që keni bërë në mes të luftës. Nuk duhet të harrojmë kurrë se ju jeni në një luftë për ekzistencë e në të njëjtën kohë, po reformoni thellësisht vendin tuaj. Ju keni kaluar shumë etapa, duke reformuar sistemin e drejtësisë, duke bllokuar kontrollin që gëzojnë oligarkët, duke trajtuar çështjen e pastrimit të parave dhe shumë më tepër se kaq”, tha ajo.

    Gjatë konferencës së përbashkët të shtypit, zoti Zelenskyy ripohoi angazhimin e Kievit për të përmbushur të gjitha detyrimet për integrimin në Bashkimin Evropian.

    Ai tha se Ukraina nuk ka reshtur së transformuari institucionet e saj dhe se reformat do të vazhdojnë.

    Po kështi zoti Zelenskyy shtoi se vendi ka gati një ligj të ri që siguron më shumë efektivitet për sistemin e tij antikorrupsion.

    “Ukraina nuk e ka ndalur procesin e transformimit të institucioneve të saj. Reformat do të vazhdojnë”, tha ai.

    Gjetjet dhe rekomandimet e raportit të Komisionit Evropian do të duhet të miratohen nga të gjitha vendet anëtare gjatë një takimi të nivelit të lartë që mbahet në dhjetor.

    Zoti Zelenskyy tha se vendi i tij pret një vendim politik për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ky vendim do të ketë një ndikim thelbësor jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë Evropën.

    Po kështu zoti Zelenskyy tha se fillimi i negociatave të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian, do të ishte një lajm i mirëpritur për shoqërinë ukrainase dhe për ushtarët ukrainas, që sikurse ai tha, po mbrojnë vlerat evropiane në vijën e frontit. /VOA

    Artikuj të ngjashëm

    KE konfirmon se po merret me rastin e rrahjes dhe arrestimit të Nikola Sanduloviqit

    Komisioni Evropian i kërkon Serbisë shpjegim për qendrën humanitare ruse në Nish

    Komisioni Evropian thotë se është duke analizuar marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët

    Të Fundit

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Bajraktari për Deharin: Po sillet si kryetar i Kuvendit, s’e ka atë rol 

    Lladrovci për Sami Lushtakun: Njeriu që më ka luftu më së shumti

    Një tjetër mutacion i Covid-19 po qarkullon në Evropë, ka një simptomë të re dalluese

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Danjës

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.