Komisioni Disiplinor i FFK-së ka ardhur sot me vendimet për ndeshjen e ndërprerë mes Gjilanit dhe Ballkanit.
Mbrojtësi i Ballkanit, Lumbardh Dellova dënohet me 400 euro për shkak se pas ndërprerjës së ndeshjes, në tunelin për në zhveshtore, kishte shqelmuar disa dyer dhe gjësende tjera që ishin aty si dhe kishte siellje jo sportive ndaj gjyqtarëve të ndeshjes.
Megjithatë, atij i është ‘falur’ kartoni i kuq, me të cilin ishte ndëshkuar në atë ngjarje.
Gjilani dënohet poashtu me 3 (tri) ndeshje zyrtare pa praninë e shikuesve si dhe jashtë fushës së stadiumit të qytetit në Gjilan
Skuadra e Ismet Munishit e humbi edhe ndeshjen me rezultat zyrtar 0 me 3.