Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Komentoi kundër Kosovës, racistit francez me nënshtetësi serbe i suspendohet llogaria në Twitter

    18/08/2022 22:08
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Arnaud Gouillon, përfaqësues i së djathtës ekstreme franceze, i cili është i njohur për qëndrimet e tija raciste ndaj Kosovës, siç duket kësaj here nuk ka kaluar mirë në rrjete sociale.

    Gouillon që ka nënshtetësi serbe, e që mban detyrën e drejtorit të drejtorisë për Bashkëpunim me Diasporën dhe Serbët në Regjion, e cila është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Qeverisë së Serbisë, sot është suspenduar nga platforma sociale Twitter.

    Sipas njoftimit të bërë nga ai vet në Facebook, tashmë llogaria me mbi 30 mijë ndjekës i është suspenduar përfundimisht, pasi ai kishte bërë një pretendim të rremë karshi vendit tonë.

    vg

    Në mediat frënge, Arnaud Gouillon quhet edhe një anti-semit, anti-amerikan dhe anti-mysliman.

    Që nga koha, kur vepron e jeton në Serbi, Gouillon ka krijuar raporte shumë të mira edhe me ambasadën e Federatës Ruse në Beograd.

    Gjithashtu, ai ka hapësirë të rezervuar në mediat ruse në Serbi, veçmas në Sputnik Serbia.

    Në vitin 2012 ka qenë kandidat i së djathtës esktreme për President të Francës, në kuadër të Lëvizjes “Generation Identitaire”. Kjo lëvizje esktremiste franceze është pasardhëse e organizatës “Unity Radicale”, e cila kishte organizuar atentat ndaj ish-presidentit francez Jacques Chirac.

    dd

    Gjatë fushatës elektorale për President të Frances, Gouillon kishte pasur si moto të zgjedhjeve konstatimin racist “Unë jam evropian, sepse flamuri im i parë është lëkura ime”.

    Arnaud portretizohet në shtypin francez si “Kalë Troje” i së djathtës ekstreme në Serbi. Emisarët e tillë konsiderohen nga të gjitha think-tanket perëndimore si të dërguar nga Kremlini dhe shërbimet e inteligjenfës së Federatës së Rusisë.

    Është themelues i organizatës së ashtuquajtur humanitare e cila merret me serbët e Kosovës. Bashkëthemelues i kësaj organizate “Solidaritete Kosovo” është edhe Nikola Mirkoviq, një opinionist i televizionit të Vladimir Putinit RT (Russia Today). Poashtu, këta njihen edhe përkrahjen e pushtimit të Krimesë ukrainase nga Rusia.

    Mirëpo, kjo konsiderohet vetëm një “mbulesë” e veprimtarisë së tij ultra-djathtiste. Në emër të “mbledhjes së fondeve financiare për serbët e Kosovës”, Gouillon ka kryer aktivitete raciste në Evropë, duke bërë thirrje nëpër konferenca sensibilizuese kundër hebrenjve, amerikanëve dhe myslimanëve.

    Arnaud Gouillon është i martuar me një serbe.

    Ish-presidenti serb Tomislav Nikoliq ia ka dhënë pasaportën serbe.

    Ai përveç aspektit propagandistik e nxitjes së urrejtje për racizëm e fashizëm, ka organizuar në Paris edhe protesta kundër njohjes së Kosovës si shtet nga Franca.

    Për aktivitetet armiqësore të Gouillon kundër Republikës së Kosovës, atij i është ndaluar hyrja në territorin e vendit tonë.

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.