Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    OP/ED

    “Kombi Kosovar” do të krijohet në Kosovë, atë ditë kur kafshët do të fillojnë me fol!

    16/09/2024 12:49
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shkruan: Xhevat Hasani

    Vërtetë çka s`po ndodh në këtë Kosovën tonë të vogël! Po flitet se në Kosovë mushkat kanë filluar të pjellin mëza, deshtë kanë filluar të pjellin qengja dhe gjelat kanë filluar të bëjnë vezë! Në vendlindjen time thuhet se kështu ndodh vetëm kur – Zoti do më të pa me petulla në dorë!

    Por, sipas Nexhmedin Spahiut, Halil Matoshit dhe Migjen Kelmendit, në Kosovë ka kohë që po ndodh diçka edhe më çuditshme se tri çudirat e lartpërmendura: Gratë shqiptare në këto dy dekadat e fundit nuk pjellkan më pjesëtarë të kombit shqiptar, por pjellkan pjesëtarë të një kombi tjetër, të cilin tre muskëtirët e përmendur më lartë, e paskan pagzuar si – „komb kosovar“.

     Por derisa tre muskëtirët e „kombit kosovar“ qënkan ulur buzë rrugës ashtu të mërzituar, pse s`po u realizohej magjia e krijimit të „kombit kosovar“, aty pari kishte kaluar një plak i urt, i cili pasi që tre muskëtirët, i kishte përshëndetur me: Junjatjeta more vëllëzër, i kishte pyetur ata:

    Po ç`keni more trima që qenki mërzitur kaq shumë?

    Tre muskëtirët duke e marrw plakun për njeri të shenjt, pasi ia kishin kthyer përshëndetjen me: Tunjatjeta o plak i urtë, e kishin pyetur atë:

    Ka rreth dy dekada që ne të tre e propagandojmë ditë e natë krijimin nga shqiptarët e Kosovës të „kombit kosovar“, por ky komb jo vetëm që s`po krijohet, por as nuk po shihet në horizont?!

    Plaku i urtë pasi e dëgjoi pyetjen e tre muskëtirëve, duke e dredhur një cigare duhan aty pranë ulur mbi një gur, tre muskëtirëve u kishte thënë: Po herët keni filluar të mërzitëni o ju tre muskëtirë për atë kombin tuaj kosovar, sepse ai komb nuk krijohet shpejt e shpejt, siç mendoni ju, por do të krijohet shumë-shumë ngadalë!

     Tre muskëtirët pasi e kishin dëgjuar këtë përgjigjie të plakut të urt, e kishin pyetur atë për të dytën herë: Por a mund të na thuash o plak i urt, se kur përafërsisht do të krijohet „kombi ynë kosovar“, që ta vemë më në fund një pikë diku në kalendar?

    E, kësaj pyetje nuk mund t`i përgjigjem, u kishte thënë plaku, sepse ajo është shumë dëshpëruese për ju e mund t`ju bie pika në vend!

    Na thuaj o plak se kur përafërsisht do të krijohet kombi kosovar, sepse nuk jemi aq të ligj sa të na bie pika në vend, i kishin thënë plakut tre muskëtirët e ngratë!

     Plaku i urt pasi ishte menduar pak u kishte thënë: Meqë e doni patjetër përgjigjien time edhe unë po ua jap: Kombi kosovar ka gjasa të krijohet në Kosovë, pikërisht në atë ditë kur kafshët do të fillojnë me fol!

     Derisa tre muskëtirët nga dëshpërimi dhe zemrimi me përgjigjien e plakut, kishin dashur që ta mbytnin atë në vend, plaku veç ishte ngritur në qiell dhe duke ua bërë me dorë, kishte bërtitur me zë të lartë:

    Durim, durim, se kafshët vërtetë do të flasin një ditë…!

    Lum kush t`rrojë e t`i dëgjoj!

    Artikuj të ngjashëm

    Miti i Ibrahim Rugovës dhe i Adem Jasharit nuk krahasohen me mitin serb për Betejen e Kosovës dhe për Car Llazarin

    Ardhja e VMRO-së në pushtet – për shqiptarët e Maqedonisë një ogur i keq!

    Si do t’ia ’’shfrynin’’ shqiptarët hundët dhe buzët Vuçiqit?

    Të Fundit

    Policia dhe studentët përplasen në Serbi, forca të shumta po i largojnë me dhunë nga rrugët

    Në autostradën Kosovë-Shqipëri paralajmërohen kontrolle me radarë statikë

    Reagon gruaja e Adem Mikullovcit pas shpifjeve se nuk iu rregullua varri aktorit

    Sala Jashari i reagon ashpër Deharit: Interpretimi i aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje është bërë “sipas dëshirës”

    Gruda, PDK: Avni Dehari e pranoi që në seancën konstituive nuk lejohen mocione procedurale

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.