Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Komandanti i KFOR-it për çështjen Kosovë-Serbi: Zgjidhja është përfundimisht politike e jo ushtarake

    30/06/2025 19:35
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, gjatë një interviste në emisionin FIVE të televizionit Dukagjini, ka paralajmëruar se situata e sigurisë në Kosovë, ndonëse e qetë në pamje të parë, mbetet e brishtë dhe e ndjeshme.

    Ai ka bërë të ditur se këto vlerësime i ka ndarë me komandën e NATO-s dhe me udhëheqësinë e Bashkimit Evropian, duke përmendur edhe vizitën e zonjës Kaja Kallas në Kosovë.

    “Të them që sot situata në Kosovë gjersa është e qetë në përgjithësi mbetet e brishtë, që do të thotë është e ndjeshme në ndonjë shpërthim të menjëhershëm të dhunës dhe jostabilitetit. Më duhet të them se unë këtë vlerësime kam ndarë edhe me zinxhirin komandues të NATO-s por gjithashtu edhe me udhëheqësin e BE-s sepse e kemi pasë zonjën Kallas që e ka vizituar Kosovën kohët e fundit”, ka thënë Barduani.

    Komandanti përmendi sulmin e vitit 2023 në Zveçan ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, si dhe sulmin në kanalin Ibër-Lepenc në vitin 2024.

    “E them gjithashtu edhe njëherë se dhuna e cila ka ndodhur në Zveçan në vitin 2023 kundër KFOR-it dhe Policisë së Kosovës dhe sulmet që kanë ndodhur edhe në kanalin e Ibër Lepenc 2024 e dëshmojnë këtë ndjeshmërinë e situatës së sigurisë në një kontest të tillë KFOR-i ka marrë disa masa parandaluese që kanë pasur për qëllim të nxisin bashkëpunim e dialog në shumë rryma të ndryshme duke përfshirë edhe patrullimin edhe angazhimin e vazhdueshëm me të gjitha komuniteteve lokale. KFOR-i mbetet vigjilentë dhe mbanë një prani të dukshme dhe fleksibile nëpër krejt Kosovën, duke përfshirë edhe zbatimin e forcave rezervë të NATO-s për të vazhduar në mënyrë efektive të ekzekutojë detyrat e saj në pajtueshmërinë me mandatin tonë afatgjatë të OKB-së dhe për të parandaluar çfarëdo sfide që mund të ketë ndikim në sigurinë lokale ose edhe në stabilitetin rajonal. Në këtë drejtim mund të iu sigurojë që misioni ynë mbetet me resurse të mira dhe me një prezencë të mirë për të zbatuar mandatin tonë. megjithatë stabiliteti në rajon kryesisht n’varet nga të gjithë anët të cilat përzgjedhin dialogun dhe bashkëpunimin e jo dhunë”, ka shtuar komandanti i KFOR-it.

    Në këtë kontekst, Barduani ka theksuar se “zgjidhja është përfundimisht politike, jo ushtarake”, duke e cilësuar dialogun si rrugën e vetme drejt stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

    “Përmes KFOR-it NATO-ja ofron një kontribut të rëndësishëm ushtarak, por rruga drejtë paqes afatgjate është kryesisht politike. Për këtë NATO-ja vazhdon ta mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE që është korniza e vetme për të zgjidhur çështjet që kanë mbetur në lidhje me të drejtat e të gjitha komuniteteve që kanë mbetur në Kosovë. Ne jemi në kontakt në ngushtë edhe me lidershipin e ri të BE-së e në veçanti me përfaqësuesin e veçantë për dialogun Beograd-Prishtinë, zotëriun Peter Sonrensen, sepse siç e thash NATO-ja e konsideron që është kyçe që Beogradi dhe Prishtina të angazhohen në këtë proces me vetëbesim”, ka shtuar

    “E kam thënë që nga fillimi i mandatit tim, ditën e parë të mandatit tim. Zgjidhja është përfundimisht politike e jo ushtarake. Zgjidhja e çështjeve të mbetura përmes dialogut është e vetmja mënyrë për të arritur dhe për të pasur stabilitet në Kosovë dhe në krejt rajonin. Prandaj dhe ne si NATO vazhdojmë të mbështesim dialogun e lehtësuar nga BE ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Dhe siç e thash që Beogradi dhe Prishtina tregojnë fleksibilitet dhe i bëjnë kompromiset e nevojshme për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese.

    Kjo është e vetmja mënyrë drejt një sigurie afatgjate në Kosovës dhe stabilitetit rajonal në të mirën e gjitha komuniteteve dhe jo vetëm në Kosovë. KFOR-i është i mirë përgatitur për të vazhduar të mbështesë këtë dialog në bashkërenditje të plotë me të gjithë hisedarët e komunitetit ndërkombëtar që është i pranishëm këtu dhe në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ndër të tjera komandanti i KFOR-it.

    Artikuj të ngjashëm

    Dhuna në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it, Barduani: Presim që përgjegjësit të sillen para drejtësisë

    Komandanti i KFOR-it për bllokadën në Kuvend: Mjedisi i sigurisë është i ndikuar edhe nga situata politike

    Imami Labinot Maliqi: ShBA-të janë miku ynë special, aleati ynë kryesor

    Të Fundit

    Gjuha shqipe përjashtohet nga tabela e re në rrugën drejt Strugës në Maqedoninë e Veriut

    Zelensky: Ka një përqendrim të madh të trupave ruse në zonën e Pokrovskit

    Inaugurohet selia e re e Ambasadës Shqiptare në Vatikan

    Demalija publikon pamje të rrugës së shkatërruar që çon në bjeshkën e Deçanit: Edhe një premtim i pambajtur nga Komuna e Deçanit

    Nëntogerja kosovare Vesa Ibrahimi shkruan histori në SHBA

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.