Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Komandanti i KFOR-it: Incidentet në veri operojnë në mënyrë të fshehtë dhe të paparashikueshme

    14/01/2025 17:00
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka thënë se sulmi në Banjskë dhe ai në Ibër Lepenc, janë dy raste të ndara. Ai ka shtuar se nevojiten hetime të pavarura për të përcaktuar faktet dhe përgjegjësinë.

    Barduani ka potencuar se KFOR-i nuk ka asnjë rol në hetimin e rastit të fundit, duke pasur parasysh se zbatimi i ligjit nuk është brenda mandatit të tij.

    Komandant Barduani ka konfirmuar se secila prezencë e Forcës së Sigurisë së Kosovës në veri kërkon fillimisht aprovimin e KFOR-it.

    Në bazë të vlerësimit të sigurisë nga KFOR-it pas sulmit në kanal në fund të nëntorit të kaluar, komandanti i këtyre forcave nuk ka dhënë një miratim të tillë. Paraprakisht, në rastin e Banjskës, ai ka konfirmuar se as nuk ka marrë kërkesë të tillë.

    Mes tjerash, ai ka thënë se KFOR do të vazhdojë ta mbajë prezencën e përhershme në urën e Ibrit dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth.

    Sipas Brduanit, situata në Kosovë është e qetë, por sensitive me ekspozim të vazhdueshëm ndaj eskalimit potencial.

    “Incidentet e izoluara mund të ndodhin ende. Parandalimi komplet i këtyre incidenteve është kompleks, pasi që shpesh përfshijnë elemente kriminale dhe terroriste, që operojnë në mënyrë të fshehtë dhe të paparashikueshme”, ka potencuar ai.

    Por, sipas tij, KFOR vazhdon të monitorojë situatën në veriun e Kosovës, duke siguruar një mjedis stabil e të sigurtë.

    “Përkrahja e institucioneve vendore dhe ruajtja e paanshmërisë, duke qenë plotësisht të përgatitur për t’iu përgjigjur çdo zhvillimi të sigurisë”, ka theksuar ai në një intervistë për mediumin Kossev.

    Artikuj të ngjashëm

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Të Fundit

    Policia e Kosovës nesër vendos gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

    Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

    Daku bëhet lojtari më i paguar i kombëtares, miliona euro siguron në Rusi

    Trump mbanë premtimin, i heq sanksionet Sirisë

    11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Sudan

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.