Përveç pikave kufitare edhe rrugët brenda vendit janë të ngarkuara.
Në veçanti kjo vërehet në kryeqytet. Aktualisht e ngarkuar tejet është rruga për në hyrje në Prishtinë nga ana e Fushë Kosovës.
Sipas një videoje të siguruar nga KlanKosova.tv, gjatësia e kolonës për hyrje arrin deri afër kryqëzimit të rrugës që çon në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.