Pritje dhe Kolona të gjata janë krijuar në pikat kufitare Merdarë e Dheu i Bardhë, pas kthimit të mërgimtarëve në shtetet ku jetojnë e punojnë pas festave të fundvitit.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në Merdarë ka publikaur disa të dhënë ku shihet se kolona është 1 mijë e 600 metra, e për të dalë përmes kësaj pike kufitare, mërgimtarët duhet të presin deri në katër orë.
Përveç kësaj pike kufitare, gjendje pothuajse e ngjashme është edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ku kolona është 2 mijë metra dhe pritjet në këtë pikë kufitare janë deri në tri orë.
Kolona të gjata dhe pritje ka gjithashtu edhe në pikëkalimet kufitare në Mutivodë dhe Jarinjë.