Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Lajme

    Kollçaku tha se Abdixhiku do koalicion me LVV-në, Gashi: S’po më duket interesante

    18/10/2022 17:39
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp

    Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashit, nuk i është dukur interesante deklarata e deputetes së LVV-së, Fatmire Kollçaku, e cila pak më parë theksoi se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku duket se po dëshiron të hyjë në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, raporton Paparaci.

    I kontaktuar nga Paparaci, Gashi të martën tha se nuk e ka parë se çfarë ka deklaruar kolegia e tij nga radhët e LVV-së.

    Për më tepër, ai shtoi se nuk është e arsyeshme për të që të merret me këtë çështje.

    Ndërkohë, pjesën se Abdixhikut i ka ikur treni që të bashkohej me listën ‘Guxo’ që është themeluar nga Vjosa Osmani, tanimë presidente, Gashi nuk e ka komentuar fare.

    “S’po e shoh të arsyeshme të merrem me këtë çështje. Nuk e kam parë dhe s’po më duket interesante”, theksoi ai për mediumin, në një bisedë telefonike.

    Ditën e sotme, nënkryetarja e LVV-së, Fatmire Kollçaku i ka reaguar kreut të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili të hënën në një studio televizive u shpreh se kryeministri Albin Kurti në variantin më të mirë do të ishte ministër i tij i Punëve të Brendshme.

    Në anën tjetër, sipas saj, Abdixhiku në mënyrë tërthorazi po dëshiron që të futet në koalicion me LVV-në e udhëhequr nga Albin Kurti.

    “Kjo është mënyrë e tërthortë e Lumirit që të thotë se dëshiron të hyjë në koalicion me LVV. Mirëpo, ka ikur ky tren. Lumiri është dashur t’i bashkohet Vjosës, por, për atë hap nuk guxoi”, ka shkruar ajo sot në Facebook.

    Artikuj të ngjashëm

    Kollçaku reagon pas shkarkimit të vëllait nga Ministria e Drejtësisë: Kërkoj drejtësi

    Kollçaku nis të moralizojë pas storieve me frizere e taksist: E kam ndërgjegjen e qetë

    Perla e re e Kollçakut: Taksisti nga Shkupi më tha se para se të flej shikoj videot e Albin Kurtit

    Të Fundit

    Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

    2 vjeçarja që u mbyt në pishinën familjare në Istog, çka thuhet në raportin e policisë për ngjarjen tragjike

    Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet katastrofike në Teksas

    Shkak bëhet mosmarrëveshja në komunikacion, një person e sulmon me thikë një tjetër

    Mërgimtarët po vijnë në Kosovë – kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.