Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rrahjen e imamit Zeqir Berisha nga Lupçi i Podujevës.
Policia ka thënë në një komunikatë se informatën e ka marrë rreth orës 22:00, shkruan GazetaDemos.
Berisha sipas Policisë është gjetur i lënduar rëndë.
Gjendjen shëndetësore sipas burimeve imami e kishte të rënduar dhe pa vetëdije.
Imami ka lëndime në kokë tri fraktura dhe në dorën e djathtë. Dyshohet se janë përdorur edhe mjete të forta.
Imami fillimisht ka pranuar tretman në QKMF në Podujevë e më pas është transferuar në QKUK.
Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni, thanë këto burime.
Siç mëson Insajderi, Atdhe Murturi ishte paraqitur në polici fillimisht si dëshmitar, i cili kinse e gjeti të gjakosur hoxhën dhe të shtrirë në tokë.
Rreth orës 02:45 imami i është nënshtruar edhe një operacioni.
Në lidhje me rastin janë arrestuar tre persona. /DEMOS/
Postimi i plotë:
Arrestohen tre persona të dyshuar për vrasje në tentativë
Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i poshtëm të Podujevës, është gjetë një person i lënduar rëndë.
Personi i lënduar Z.B. mashkull, është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arritë të arrestojnë tre persona të dyshuar.
Personat e arrestuar:
1.B.M, mashkul 27vjeç
2.A.M, mashkul 28vjeç dhe
3.Sh.M mashkul 25vjeç,
pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë.