Emannuel Macron është njëri nga emrat më të përfolur të luftës së Ukrainës. Derisa i gjithë Perëndimi u kujdes që t’i përgjigjet fort Vladimir Putinit përfshirë edhe Francën, Macron megjithatë është njëri nga liderët e rrallë që ka ruajtur kontaktet me të.
Ai ia ka bërë disa telefonata Putinit, herën e fundit, të dielën, i shtyrë nga shqetësimi për centralin bërthamor në Zaporizhia, i cili ra në duart e rusëve. Macron e mori konfirmimin e Putin se ky i fundit nuk e ka qëllim goditjen e centraleve nukleare. Presidenti i Francës ndodhet edhe para një momenti vendimtar të karrieres së tij politike. Në Francë do të mbahen zgjedhjet më 10 prill, Macron ka fituar shumë mbështje tek francezët me përpjekjet e fundit “frenetike” që po bën për të gjetur zgjidhje pë luftën në Ukrainë.