Close Menu
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    Facebook Instagram YouTube
    GazetaDemosGazetaDemos
    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • OP/ED
    • Stili/Jeta
    • Video
    sq Albanian
    sq Albanianhr Croatianen Englishfr Frenchde Germansr Serbiantr Turkish
    GazetaDemosGazetaDemos
    Ballina

    Kurti me kritika ndaj bizneseve për protestën: Koha e barrikadave ka kaluar

    29/05/2025 09:54
    Share
    Facebook Twitter WhatsApp
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë ka folur për çështjen e vendimit të ZRRE-së për tregun e hapur të energjisë që pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor.

    Kurti ka drejtuar kritika ndaj Odës Ekonomike të Kosovës të cilët për sot kanë paralajmëruar bllokim të rrugëve si shenjë kundërshtimi të vendimit të ZRRE-së.

    “Përderisa ne po flasim këtu, Oda Ekonomike e Kosovës që do të duhej të qëndronte pranë bizneseve për tu përballur me realitetin e ri, sot po tenton të bllokoj rrugët magjistrale me një kërkesë të vetme shtyrjen e zbatimit të liberalizimit të tregut. Këtë po e kërkojnë me justifikimin se për 1 vit do të përgatiten duke injoruar faktin se për nga ana e tyre nuk kanë bërë asnjë përgatitje për tetë vitet e shkuara”, tha Kurti.

    Kurti tutje u shpreh se shtyrja e këtij vendimi do të ketë kosto shtesë në faturat e gjithsecilit.

    “Ajo çfarë Oda Ekonomike e Kosovës nuk po ju tregon është se plotësimi i kërkesës së tyre nuk e zgjidh problemin, por veçse e bartë koston e energjisë së këtyre 1200 ndërmarrjeve te faturat e secilit prej jush”, tha kryeministri në detyrë.

    Kurti shtoi se kjo Odë ka marrë vendim të vendos barrikada në hyrje të Prishtinës.

    “Kanë vendosur të vendosin barrikada në hyrje të Prishtinës, por koha e barrikadave ka kaluar dhe i kemi hequr ato ku kanë qenë. I bëjmë thirrje të gjitha odave dhe bizneseve të fillojnë të mendojnë në mënyrë të mençur për efiçiencën dhe optimizmin e shfrytëzimit të energjisë”, tha Kurti.

    Artikuj të ngjashëm

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot, teksa takohet me djalin aftësi të kufizuara

    Të Fundit

    Vritet një 57 vjeçar në oborrin e shtëpisë në Lezhë, tre vite më parë i ekzekutuan vëllan

    Muharremi: Qeveria po dëmton ekonominë dhe po përkeqëson situatën e energjetikës në Kosovë

    Kishte shkuar për ta ndjekur koncertin e tij, Gjesti shpërthen në lot, teksa takohet me djalin aftësi të kufizuara

    Mërgimtari tenton të dal nga marketi pa paguar, ndalohet nga sigurimi

    Dy takime, agjenda e presidentes Osmani për ditën e diele

    Gazeta Demos është medium i pavarur informativ, që ka për qëllim informimin e shpejtë dhe të paanshëm, portal që synon të plasojë të dhëna objektive për audiencën e gjerë, duke pasur për kryefjalë lajmin si kategori kryesore. Gazeta Demos ka për mision që të përçojë te lexuesi informatat më të reja të zhvillimeve të fundit brenda dhe jashtë vendit, me etikë profesionale dhe me qasje pasionale. Gazeta Demos funksionon edhe si medium intermedial, e cila në tregun medial po hyn, jo përmes politikave redaksionale ditore, por atyre konstante nacionale, duke e kultivuar edhe shijen e lexuesit. Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

    KONTAKT & MARKETING

    Rruga "Uran Ajeti", 68 Prishtinë
    info@gazetademos.com
    marketing@gazetademos.com
    Tel: +383 48 579 555

    • Lajme
    • Ndërkombëtare
    • Sport
    • Magazina
    • Stili/Jeta
    • OP/ED
    • Teknologji
    • Video
    Facebook Instagram YouTube
    Te gjitha te drejtat e rezervuara © GazetaDemos - 2025

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.