Kandidatja për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Kodra-Millaku sot ka qenë në Rahovec, shkruan GazetaDemos.
“Gjatë këtij takimi të ngrohtë, prezantuam vizionin tonë për një Kosovë fituese, ku fokusi është zhvillimi i vazhdueshëm dhe mbështetja e çdo qytetari”, tha ajo.
Tutje 49-shi i AAK-së tha se qytetarët e Rahovecit, kontribuojnë në mënyrë të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik të vendit.
Postimi i plotë:
Sot, në Rahovec, së bashku me kryetarin e komunës, Smajl Lafiti, dhe kandidatët për deputetë, patëm mundësinë të takojmë përkrahësit dhe simpatizantët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe koalicionit nr. 137.
Gjatë këtij takimi të ngrohtë, prezantuam vizionin tonë për një Kosovë fituese, ku fokusi është zhvillimi i vazhdueshëm dhe mbështetja e çdo qytetari. Rahovecianet kontribuojnë në mënyrë të jashtëzakonshme për zhvillimin ekonomik të vendit, prandaj meritojnë përkrahje më të madhe nga niveli qendror. Ne besojmë se kjo mbështetje do të vijë me një qeverisje të re, me fitoren e AAK -se dhe kualiconit per Kosoven fituese.
Faleminderit për mikpritjen dhe mbështetjen
Bashkë, për Kosovën fituese!
AAK 1️⃣3️⃣7️⃣ ✅
Ramush Haradinaj 1️⃣✅
Teuta Kodra Millaku 4️⃣9️⃣✅